Categories Lajme

U zhduk para 5 vitesh, shqiptari dyshohet se u muros

Foto ilustruese

Eshtrat e një personi janë gjetur të murosura në muret e një vile në Senago, provinca e Milanos, teksa po kryheshin punime restaurimi.

Personi i murosur mendohet të ketë vdekur 5 vjet më parë dhe karabinierët po shqyrtojnë denoncimet e bëra për zhdukje personash rreth asaj kohe, sidomos për emra të lidhur me kriminalitetin.

Mes atyre ku dyshon fort policia italiane është edhe një qytetar shqiptar, i cili u zhduk në Genova më 2013.

Eshtrat e gjetura nga punëtorët janë dërguar nga prokuroria e Monzas në laboratorin e antropologjisë shkencore ku po shqyrtohen nga mjekët dhe ekspertët për ta identifikuar.

Ndërkaq karabinierët vazhdojnë punën në vendin ku u gjetën eshtrat, një banesë historike e shndërruar në kompleks rezidencial luksoz.

Eshtrat, të ruajtura në gjendje të mirë, ishin në një lloj pusi rreth 15 metra të thellë nga i cili futeshe përmes një vrime në mur.

Karabinierët dhe zjarrfikësit kanë gjetur edhe një xhuboks dhe copa veshjesh të tjera.

Duke u nisur nga denoncimet për zhdukje pesë vjet më parë, hetuesit kanë individualizuar një profil që i korrespondon kufomës, bazuar edhe në tipin e veshjes në momentin e zhdukjes.

Qytetari shqiptar mbi të cilin po hetohet kishte precedentë penalë. Gjithsesi, konfirmimi mund të vijë vetëm pas analizave laboratorike.

Autopsia do të konfirmojë nëse ka qenë apo jo vrasje, e cila është hipoteza më e mundshme për hetuesit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U gjet i vdekur nën ashensor, zbardhen detajet për vdekjen e biznesmenit shqiptar

Ende vijojnë të jetë të paqarta rrethanat e vdekjes së biznesmenit shqiptar nga Gjilani, Musah…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FNSH dhe policia aksion ‘blic’ në Vlorë, disa të shoqëruar (Foto)

Forcat e ndërhyrjes së shpejtë së bashku me policinë  zhvilluan një aksion blic në qytetin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shfrytëzonin të miturin për të përfituar para në ”Tik Tok”, Apeli lë në burg nënë e bir

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masat e arrestit me burg për Armando Kumarakun…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jorgo Goro jep dorëheqjen nga qelia si kryebashkiak i Himarës! Zbardhet letra

Jorgo Goro, i cili u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme për shpërdorim detyre,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhunoi barbarisht një mace, procedohet i moshuari në Rrogozhinë

eagim i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Në lidhje me një video të postuar në…

LEXO ME SHUME