Lajme

Vaj palme te bylmeti, si të zbulojmë hilen e prodhuesve

Pak kohë më parë mediat trumbetuan me të madhe problemet me sigurinë ushqimore, duke nisur që nga perimet dhe frutat me hormone e deri te djathi me allçi.

Së fundmi është zbuluar edhe hija e prodhuesve me gjizën. Teknologu Nazif Tivari është shprehur për Top Channel se përse përdoret vaji i palmër te gjiza dhe si ta kuptojmë këtë.

Ai tha:

“E përdorin sepse një kilogram vaj plame kushton 140 lekë dhe kur ti e përdor për djathin kaçkavall, ai shton rrezen e prodhimit të djathit. Ti merr 1 kilogram më shumë për 100 litra qumësht. Vaji i palmës ka acide yndyrore të ngopura. Ky ka sasi të madhe të vajit të palmës, madje këtë vaj e përdorin dhe për karburante sepse hyn tek hidrokarburet. Ka 3-5% naftë. Ky ka acide yndyrore të ngopura, karbon dhe hidrogjen, nuk ka oksigjen siç ka yndyra e qumështit.”
Sipas Tivarit, gjiza me vaj palme kushton 120 lekë, ndërsa gjiza bio shkon deri në 180 lekë me shumicë.

Teknologu ka treguar edhe një metodë tjetër, ku përbërësit e gjizës janë qumështi pluhur dhe niseshteja. Ky eksperimet përdoret edhe për djathin e picës.

Teknologu shton:

“Gjatë pjekjes, djathi që prodhohet për pica lëshoi lagështinë e vet të qumështit, ndërsa ky djathi tjetër lëshoi vajin e palmës”.
Gjithashtu nëse salca e kosit është shumë e ëmbël, nuk është cilësore por e tejngopur me konservantë. Kujtojmë se pak ditë më parë AKU tregoi sesi një prodhues vendas ksihte futur mijëra ton vaj palme dhe nuk e justifikonte përdorimin e tij, edhe pse në kartën teknologjike shkruhej se nuk duhet përdorur më shumë se 20% te produktet e qumështit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button