Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në vendin e quajtur “Ura e Tapizës”.
Sipas informacioneve të para, 4 makina janë përplasur me njëra-tjetrën, por fatmirësisht pasagjerët kanë marrë vetëm dëmtime të lehta.
Si pasojë e aksidentit, është bllokuar qarkullimi nga Tirana në drejtim të Fushë Krujës dhe anasjelltas, ndërsa rradha e mjeteve është mbi 5 km.