Lajme

VIDEO/ I bllokuar nga bora prej disa orëshm dalin pamjet: Si u shpëtua 24-vjeçari në Postribë

Një 24 vjeçar që kishte mbetur i bllokuar në fshatin Ndërmollas të njësisë Postribë për disa orë, u shpetua nga Shtabin e Emergjencave Civile në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.

Shtetasi Mursel Sykaj po kthehej drejt stanit të tij ku momentalisht ndodhet bashkë me familjen por ka mbetur në mes të borës e cila aty shkonte deri në 1 m 80 cm.

Menjëherë 24 vjeçari ka njoftuar me celularin e tij të afërmit për bllokimin në mes të borës. Familjarët kanë njoftuar Shtabin e Emergjencave Civile.

Fillimisht një helikopter është nisur për ta marrë por pas dy tre tentativash helikopteri nuk ka mundur të ulet. Në këtë mënyrë e vetmja mundësi ka qenë vetëm përmës tokës.

Kështu në Prekal kanë mbërritur disa grupe të FNSH dhe dy grupe të efektivëve bashkë me disa banorë të zonës janë nisur në këmbë në orët e pasdites.

Pas rreth dy orësh ecje në këmbë në mes të borës është arritur që 24 vjeçari të gjendet. Menjëherë forcat e FNSH e kanë marrë 24 vjeçarin duke bërë që ky i fundit t’i shpëtojë bllokimit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *