Categories Lajme

VIDEO/ Terror te Unaza e Re, ja se si policia po ushron dhunë te protestuesit

Forca të shumta policie kanë rrethuar gjatë orëve të fundit “Unazën e Re” duke ushtruar represion ndaj banorëve që protestojnë kundër shembjes së banesave të tyre.

Të kontaktuar nga syri.net banorët kanë thënë se në vendngjarje janë pozicionuar forca të shumta “Shqiponja” por edhe policë të veshur civilë, ndërkohë që vetëm pak minuta më parë janë parë lëvizje të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë të cilët janë tërhequr pas presionit mediatik që kanë bërë banorët dhe drejtuesit e opozitës.

Banorët thanë se forcat policore përpos që kanë rrethuar proestuesit janë pozicionuar edhe në cepat e pallateve duke filluar nga sheshi “Shqiponja’ deri poshtë te “Astiri”

Ata thanë se deri më tani nuk ka asnjë të shoqëruar nga radhët e tyre, por në këtë situatë represioni ata nuk kanë ndërmend të largohen nga rruga, duke qëndruar aty gjithë natës.

Siç shikohet edhe nga video e siguruar nga syri.net, forcat e policisë kanë rrethuar protestuesit, ndërsa këta të fundit i bëjnë thirrje të largohen. /syri.net

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari

Dibër, shiste lëndë narkotike kokainë, vihet në pranga 30-vjeçari. Në zbatim të masave të përcaktuara…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sekuestrohen pasuri, biznes dhe 97 makina në Shkodër

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Shkodrës vendosi sekuestrimin e pasurisë të A.Gjolaj dhe të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë-Video\ Lëvizte i armatosur,arrestohet 34 vjeçari në lagjen “Uji i Ftohtë”

Vlorë/ Në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”, për identifikimin dhe arrestimin e shtetasve që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

AMP: Kultivuan bimë narkotike, pranga kryeplakut dhe djalit të tij

Me urdhër të Gjykatës, AMP ka vënë në pranga dy persona. Janë arrestuar kryeplaku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Soni Malaj dhe dy këngëtarë të njohur u ndaluan për 48 orë në Zvicër teksa po performonin

Një koncert i parashikuar që të mbahej në 13 prill në Zvicër me këngëtarë të…

LEXO ME SHUME