Lajme

Vjedhja në Pashaliman, Meta: Do shohim vlerësimin e ministrisë dhe do marrim një vendim

Presidenti Ilir Meta ka folur për vjedhjen në bazën e Pashalimanit. Gjatë një intervistë për Zërin e Amerikës, Meta tha se ende nuk ka marrë një vendim gjeneralin Ylber Dogjani, për të cilin ministira kërkoi që të shkarkohej.

Ilir Meta: Nuk kam patur mundёsi tё marr ndonjё vendim, pёr arsye se edhe nuk kam qenë nё zyrë gjatё kёsaj kohe, por megjithatё ekipi im po punon, por njёkohёsisht na duhet tё kemi njё vlerёsim mё tё plotё dhe mё shterues pёr rastin nё fjalё, pasi kemi edhe pretendimet nga ana e komandantit tё Forcave Detare, i cili pretendon qё ka paralajmёruar pёr pasojat apo rreziqet e njё fenomeni tё tillё, ka kёrkuar tё merren disa masa. Ne kemi kёrkuar tё shohim edhe vlerёsimin e ministrisё, tё inspektimit qё ёshtё bёrё dhe do tё marrim vendimin mё tё drejtё dhe do ta bёjmё publik nё mёnyrёn mё transparente.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button