Categories Lajme

Vrau 2 shqiptarët para 7 vitesh, arrestohet i shumëkërkuari

Është vënë në prangat e Policisë Italiane pas 7 vitesh që ishte shpallur në kërkim për vrasjen e dy shqiptarëve në vitin 2012.

Arrestimi i Mattia Archinito është bërë paraditen e djeshme në një lokalitet në Barcelonë.

Dy vëllezërit Maurizio dhe Mattia Archinito akuzohen për vrasjen e dy shqiptarëve Alban Medha, 51 vjeç dhe Ndue Bruka, 27-vjeç, dajë dhe nip.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në nëntor të vitit 2012 në Abbiategrasso dhe nga hetimet është zbuluar se gjithçka kishte të bënte me kontrollin e trafiqeve.

Maurizio u arrestua në korrik të vitit 2017, ndërsa ishte dënuar me burgim të përjetshëm në mungesë dhe më pas Gjykata Supreme e ka kthyer edhe njëherë çështjen nga fillimi.

Vëllai i tij Mattia që është arrestuar dje, ka pranuar krimin dhe duhet të vuajë 22 vite burg, raportojnë mediat italiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dosja “Black Eagle” i “Sky ECC”, jepet pretenca edhe për disa shqiptarë të kërkuar të përfshirë në trafikun e drogës

Ka vijuar sot në Belgjikë seanca e rradhës për një nga proceset “SKY ECC” me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

‘Puthja e gabuar’ në buzë, trajneri i Fiorentinës dhe gazetarja festojnë golin e kualifikimit. Reagon burri i…!

Trajneri i Fiorentinës, Vincenzo Italiano u bë protagonist i një momenti ëmbëlsie në ndeshjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Jeta triumfon: Erdhi në jetë 1750 gramë, fiton betejën Raina e vogël pas ditësh në terapi intensive

Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident masiv te Kthesa e Rinasit

Një aksident masiv ka ndodhur mesditën e sotme në kthesën e Rinasit. Mësohet se në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fshehin vendndodhjen e nipit 3-vjeçar me gjyshen e tij, lihen në burg gjyshi dhe kunati!

Gjykata e Durrësit ka caktuar masës e sigurisë “arrest me burg” ndaj gjyshit të 3-vjeçarit,…

LEXO ME SHUME