Lajme

Vrau dy shqiptarët, arrestohet vrasësi italian

Një 26-vjeçar italian është arrestuar në Barcelonë të Spanjës pasi dyshohet të ketë vrarë dy shtetas shqiptarë, pasi dyshohen se këto të fundit ishin futur në banesën e familjes së tij.

I riu italian, Maurizio Archinito ishte i dënuar nga gjykata italiane për vrasjet e kryera në 2012. Ai dyshohet të jetë ekzekutori i dy shqiptarëve, Alban Medhën 51 vjeç dhe Ndue Brukën 28 vjeç, ngjarje në Abbiategrasso pranë Milanos në Itali.

Krimi i rëndë në atë kohë ndodhi pas dy shqiptarët, dajë dhe nip, kishin vjedhur banesën e familjes së Maurizio Archinito.

26-vjeçari italian përdorte një dokument të falsifikuar me identitet italian për qëndrimin e tij në Spanjë. Ai u gjurmua nga hetuesit dhe u arrestua në flagrancë. Përveç dokumentit të rremë, iu gjetën edhe 2100 Euro.

Maurizio Archinito do të ekstradohet në Itali për të vuajtur dënimin e dhënë nga gjykata.

Në Korrik të vitit të kaluar, ai u dënua së bashku me vëllain e tij Mattia me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy shqiptarëve. Por, 26-vjeçari ishte larguar nga Italia dhe ishte arratisur në Spanjë gjatë kohës që ka qenë në liri me kusht.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button