Lajme

Vrau gruan, gardisti tenton vetëvrasjen

Gardisti që vrau gruan tij në sy të vajzës së mitur, ka tentuar t’i japë fund jetës në policinë e Tiranës. Krimi dyshohet se ka ndodhur për shkaqe xhelozie, ndërsa prej disa kohësh e ndjera i kërkonte divorcin. Pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 3 plumba bashkëshorten e tij, gardisti, Alket Arapaj ka tentuar ti jap fund jetës së tij në ambienetet e drejtorisë së policisë së Tiranës.
Në kushtet e tronditjes së thellë psikike, 44-vjeçari nuk e ka besuar atë kryer, ndërsa ka shprehur pendesë për atë që ka ndodhur. Ai është shprehur se dyshonte se Ervilma Seferi, gruaja e tij e tradhëtonte madje para disa muajsh ajo i kishte kërkuar që të divorcoheshin.
Shpeshherë gjatë deponimeve të tij para oficerëve të policisë, Arapaj ka dhënë versione të ndryshme për motivin që e çoi të qëllonte me armën e shërbimit, 36-vjeçaren, që ishte martuar rreth 10 vite më parë. Të vetmen pendesë që ka shprehur gardisti ka qenë vajza e tij e mitur, duke kërkuar që kujdestarinë e saj ta marrin të afërmit e tij.
Për uniformat blu, xhelozia është pista kryesore e hetimit dhe për këtë gjë do të merren në pyetje edhe familjarët e Ervilma Seferit. Pas krimit 44-vjeçari nuk është larguar nga bensa e tij që ndodhet në, ka telefonuar policinë të cilët bënë edhe prangosjen e tij.
Sipas policisë krimi ka ndodhur në momenin kur Alket Arapaj do shkoten të merrte detyrën në Gardën e Republikës. Ai shërbente prej më shumë se 20 vitesh dhe është me arsim të lartë ushtarak me gradën Kapiten. Çifti nuk ka pasur konflikte të mëparshme dhe të dy ishin praktikant të fesë islame.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button