Lajme

Vullnet Sinaj viziton familjet e Selenicës,keqardhje për Bashkinë Selenicë, për lënien në harresë të këtyre familjeve

Edhe ditët e para të këtij Viti të Ri, vendosa ti kaloj pranë familjeve në nevojë të Bashkisë Selenicë,
duke parë dhe biseduar mbi vështirësitë me të cilat ata jetojnë e nevojat që ata kanë.

Vendosa të jem pranë tyre dhe mes tyre, për tu dhënë një shenjë shprese, pasi unë besoj se nëse do të ketë vëmendje dhe interesim të pakursyer ndaj tyre, asgjë nuk është e pamundur, në mos varfëria do të zhduket, hallet dhe problemet e ndryshme që e shkaktojnë atë, do të lehtësohen.

Le të jetë ky, fillimi i një misioni të cilin duhet ta realizojmë të gjithë së bashku.

Keqardhje për Bashkinë Selenicë, për lënien në harresë të këtyre familjeve dhe mosinteresimin që ka treguar ndaj tyre, duke mos marrë asnjë masë sipas detyrimit dhe përgjegjësisë që ka pushteti vendor shkruan Deputeti i Vlores Vullnet Sinaj.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button