Lajme

Zbulohet se çfarë u mor në bazën e Pashalimanit

Ditën e djeshme në media u raportua se në bazën ushtarake të Pashalimanit ishin vjedhur tre armë, dhe për këtë ishin shoqëruar 4 ushtarakë, që dyshohet se janë bashkëpunëtorë në vjedhjen e armatimeve.

Por mes armatimit të vjedhur është edhe një pushke amerikane me dylbi M4, disa kallashnikovë si dhe një sasi prej rreth 5 mijë fishekësh, shkruan Report TV.

Kjo është lista e armatimeve të vjedhura në bazën e Pashalimanit:

2 armë luftarake automatike model 56 me bajonet shtize
700 fishekë luftarake 7.62m që përdoren nga armë luftarake pistoletë TT model 54
3691 fishekë luftarakë që përdoren nga armët luftarake automatik blindshpues djegës
40 granata dore luftarake
40 ndezësa për granata dore luftarake
1 krëhër hark automatik luftarak
1 pushkë M-4 karabine luftarake model 14.5 me barrel 5x56x45mm
1000 fishekë luftarakë model 5.56mm x 45mm me majë të rrubullakët normal
4 krëhëra rezervë për 30 fishekë luftarakë 5.56mm

Dyshimet e para janë se autorët kishin informacion nga brenda bazës. Të arrestuar deri tani janë 2 roje dhe 2 përgjegjës, të cilët akuzohen se kanë shkelur rregulloren ushtarake: Lesko Ramosaçaj 52 vjeç, Edlir Nelaj 42 vjeç, Ervis Memsulaj 23 vjeç dhe Ardit Ramaj 25 vjeç, të cilët ditën e nesërme pritet të dalin para Gjykatës.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *