Lajme

“Zoti i mallkoftë pushtetarët tanë, po zhduket çdo gjallesë”, banori tregon katastrofën ekologjike në lumin Fan

Dy lumenjtë kryesorë të Mirditës janë Fani i Madh dhe Fani i Vogël, të cilët “ushqehen” nga përrenjë e shumtë më aftësi të mëdha prurëse. Këta dy lumenj po ndoten së tepërmi nga vetë dora e njeriut, por kështu ndodh rëndom me të gjithë lumenjtë në Shqipëri.

Një banor i Mirditës i ka shkruar redaksisë JOQ Albania për të ndarë një shqetësim që në fakt është katastrofë ekologjike. Në denoncimin e tij qytetari shprehet se lumi Fan po ndotet çdo ditë nga miniera e bakrit në malin e Munellës.

Qytetari shkruan:

“Përshëndetje JOQ Albania! Po ndotet lumi Fan nga miniera e bakrit në malin e Munellës. Po vjen uji me perit, që do të thotë që po zhduk çdo gjallesë. Ju lutem publikojeni sepse është katastrofë çfarë po ndodh. Lumi Fan i Madh dhe Fan i Vogël po ndoten çdo ditë, bëjeni publike.
Është katastrofë. Gjynah si po e shkatërrojnë këtë vend. Zoti i mallkoftë këta pushtetarët tanë. Periti po mbyt çdo ditë, bëjeni publike.
Është katastrofë. Gjynah si po e shkatërrojnë këtë vend. Zoti i mallkoftë këta pushtetarët tanë. Periti po mbyt çdo gjallesë dhe në tokat ku po vaditet me këtë ujë po shkatërrohet gjithçka.
Për të gjithë ata që nuk e dinë, periti është një mbetje e bakrit. Po punojnë ne minierë dhe mbeturinat e bakrit që dalin nga fabrika i hedhin në ujë dhe ndotet i gjithë vendi. Po hidhen pa asnjë lloj kriteri. Të vjen gjynah si po e shkatërrojnë vendin kështu. Publikojeni ju lutem.”/JOQ

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button