Categories Lifestyle

E kemi ditur gabim deri më tani/ Këto janë përfitimet që sjell larja e flokëve me ujë të ftohtë

Shumicës prej nesh na është kur kemi qenë fëmijë na kanë thënë se nuk duhet t’i lajmë flokët me ujë të ftohtë sepse zëmë morra.

Por të lash flokët me ujë të ftohtë ka një sërë përfitimesh. Nëse doni të keni flokë të shëndetshëm, më pak të ngatërruar dhe më të shndritshëm mos shpenzoni para pa fund për shampo.

Ju do t’i arrini të gjitha këto thjesht duke i larë flokët me ujë të ftohtë.

Larja me ujë të ftohtë bën që floku juaj të ruaj shkëlqimin sepse uji ftohtë nuk dëmton fijet e flokut dhe i bën ato të duken më të buta dhe më të shkëlqyeshme.

Kur i lani flokët me ujë të nxehtë, fijet flokut ngatërrohen dhe prishen sepse uji i ngrohtë u heq lagështirën flokëve.

Kurse uji i ftohtë nuk u heq lagështirën flokëve, pra nuk i than plotësisht ata dhe nuk u heq të gjithë yndyrën natyrale. Ndaj sa më shumë lagështirë, më pak flokë të ngatërruar.

Gjithashtu uji i ftohtë mbyll poret e lëkurës së kokës, duke parandaluar futjen e papastërtive në brendësi.

Por nëse e keni të pamundur t’i lani flokët me ujë të ftohtë, atëherë të paktën përpiqu t’i shpëlani me ujë të ftohtë pas larjes sepse edhe kjo ndihmon.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME