Categories Lifestyle

Flini me apo pa çorape? Çfarë tregon kjo për metabolizmin dhe personalitetin tuaj?

Shumë persona preferojnë që të flejnë me çorape dhe kjo për arsye nga më të ndryshmet, por arsyeja kryesore është se ndiejnë shumë ftohtë. Persona të tjerë e kanë shumë bezdi dhe gati të pamundur mbajtjen e çorapeve gjatë natës.

Kjo u jep atyre një ndjenjë nxehtësie të tepruar dhe parehati. Mësojeni tani çfarë do të thotë kjo për ju!

Nëse flini me çorape

Nëse vishni çorape në shtrat, ndoshta kjo është sepse jeni shumë i ndjeshëm ndaj të ftohtit. Nëse është kështu, kjo mund të lidhet me aspekte të ndryshme të përbërjes suaj fizike, duke përfshirë trashësinë e lëkurës suaj dhe shkallën metabolike të trupit tuaj.
Njerëzit me një metabolizëm të rritur ndjehen të nxehtë dhe të djersitur gjatë gjithë kohës, ndërsa ata me një metabolizëm të ngadaltë dhe qarkullim të dobët të gjakut ndjehen të ftohtë më shumë se njerëzit e tjerë.

Por, ndërkohë që jeni i ndjeshëm ndaj të ftohtit është një kusht i lidhur me karakteristikat tuaja fizike dhe biologjike, ai gjithashtu ka shumë të bëjë me perceptimin tuaj të hapësirës dhe temperaturës. Kështu, dy njerëz me karakteristika fizike shumë të ngjashme mund të perceptojnë klimën e jashtme në mënyra shumë të ndryshme. Njerëzit të cilët ndjejnë nevojën për të fjetur me çorapet e tyre zakonisht kërkojnë të mbrohen.

Nëse je një prej tyre, shanset janë që ju adhuroni vende komode dhe gjithmonë kërkoni të krijoni marrëdhënie të thella dhe shumë intime me të tjerët. Ju jeni një person i prekshëm dhe nuk keni frikë për ndarjen e hapësirës suaj personale. Përqafimet ju bëjnë të lumtur.

Nëse flini pa çorape

Nëse nuk mund ta tolerosh idenë e gjumit me çorape dhe vetëm mendimi i këmbëve të mbuluara gjatë natës të bën të ndihesh i sikletosur, ndoshta është sepse ke një metabolizëm më të shpejtë se të tjerët, qarkullim të mirë të gjakut si edhe lëkurë më të trashë.

Ju keni një predispozicion biologjik për të ruajtur dhe gjeneruar ngrohje dhe për këtë arsye nuk ndjeni nevojën për të mbuluar këmbët tuaja. Megjithatë, nuk është thjesht fizike. Duke qenë më pak të ndjeshëm ndaj të ftohtit është gjithashtu e lidhur me mënyrën se si ndërveproni me të tjerët. Nëse fle gjumë zbathur, ndoshta je një person shumë i pavarur.

Ju e vlerësoni shumë hapësirën tuaj personale dhe hyni në kontakt me të tjerët vetëm kur jeni të gatshëm të ndërveproni. Në një marrëdhënie tenton të marrësh një rol mbrojtës, je i sinqertë dhe nganjëherë sfidues, por ti e di se si të kujdesesh mirë për njerëzit që kanë shumë për ty.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME