Lifestyle

FOTO/ Nutricionistët japin këshilla për ushqimet më të shëndetshme

Dr Michael Mosley, Dr Alex George, Dr Rupy Aujla etj do të na japin disa këshilla për të rritur performancën për një shëndet më të mirë dhe për të pasur një dietë edhe më efikase në përditshmërinë tonë.

“Hani më shumë fruta dhe perime”, kjo është këshilla e Dr Alex George.

Për A & E dhe mjekun e televizionit Alex George, është e gjitha e arritshme në vetëm 5 ditë.

“Hani më shumë fruta dhe perime, kjo është e vërtetë sot ashtu si edhe kur keni qenë të vegjël kur vazhdimisht na thuhej nga nëna se duhet domosdoshmërisht të hamë perime.

Frutat dhe perimet na sigurojnë vitamina esenciale dhe minerale që i nevojiten trupit për të ruajtur funksionin dhe shëndetin. Shumë fruta dhe perime nuk bëjnë asgjë tjetër veçse mirë për organizmin tonë.

“Duhet të bëni shumë më tepër për t’u ushqyer mirë”, tha Dr Michael Mosley

Gazetari i BBC-së, prezantuesi dhe autori Dr Michael Mosley thotë se të gjitha fillojnë me gatimin.

Ushqimet e gatshme mund t’ju dëmtojnë në atë pikë sa mund t’ju shpien edhe në sëmundje të rënda të kockave po edhe në nivele të larta të stresit, ankthit dhe depresionit.

“Merrni më shumë kohë për të ngrënë ushqimin tuaj”, Priya Tew

“Rritni konsumin e fibrave dhe të bimëve”, thotë Dr Rupy Aujla

Dr Rupy Aujla, autor dhe themelues i The Doctor’s Kitchen, është një besimtar i fortë në ushqim duke e konsideruar atë madje një ilaç të vërtetë për organizmin.

Një dietë e pasur me fibra bimore është gjithashtu vendimtare për ruajtjen e baktereve të zorrëve të shëndetshme”.

Dellyly Ella Mills, themeluesi i Ella, rekomandon të mendoni për ushqimet që mund të shtoni në dietën tuaj për t’ju ndihmuar të bëni një jetë edhe më të shëndetshme.

Është krijuar përshtypja se ushqimet më të shëndetshme kërkojnë më shumë kosto por në realitet ato kushtojnë më pak mjafton që ju të merrni thjerrëza dhe do të shikoni se do të keni një jetë shumë të shëndetshme.

Shtoni thjerrëzat me qepë, hudhra dhe karota të ziera shtoni erëzën e paprikës, fara mustarde dhe pluhur erëze kerry. Zieji me qumësht kokosi, me kajsi të thata dhe lulelakër të pjekur për të bërë një gjellë jo pak të shijshme dhe tepër të butë.

Një tjetër këshillë që këta nutricionistë japin është se njerëzit duhet të mësojnë ta gatuajnë vetë ushqimin e tyre pasi vetëm në këtë mënyrë do të hanë diçka të mirë dhe të shëndetshme për organizmin.

Nëse do të bëja një gjë për të përmirësuar shëndetin, do të ishte përqendrimi në fibër. A do të donit rrezikun më të ulët prej 9% të një sulmi në zemër, 8% rrezik më të ulët të kancerit të zorrës së trashë, 7% rrezik më të ulët të infarktit dhe 6% më të ulët rreziku i diabetit të tipit 2?

Hulumtimet kanë treguar se njerëzit që hanë një shtesë prej 7g fibra diete në ditë kanë të gjitha këto përfitime shëndetësore.

“Shtimi i vetëm 7g fibrave në dietën tonë mund të arrihet mjaft lehtë, për shembull duke ngrënë në mëngjes krunde, pak fasule ose bizele dhe jemi në rregull me sasinë e nevojshme të fibrave që i duhen organizmit”.

Image

“Shto sasinë e perimeve”, Ella Mills

Image

“Mësoni të gatuani”, Lynne Garton

Image

“Merrni më shumë kohë për të konsumuar ushqimin tuaj”, Priya Tew

Image

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button