Categories Lifestyle

Goca, kini KUJDES! Këto 7 veshje janë TË RREZIKSHME nëse i vishni çdo ditë

Nëse fiksoheni shumë pas tendencave të modës, shëndeti juaj mund të jetë në rrezik. Ka disa veshje që mund të shkaktojnë probleme shëndetësore. Kini kujdes dhe mos i vishni gjithmonë:

Pantallonat e ngushtë

Xhinset janë zgjidhja në çdo situatë. Vajzat preferojnë xhinse të ngushta për të nxjerrë në pah asetet. Mirëpo, për fat të keq, këto xhinse pengojnë qarkullimin e gjakut gjë që ndikon në variçe dhe celulit. Lëkura nuk mund të “marrë frymë” lehtësisht.

Takat e larta

Kur një grua vesh taka të larta, ajo transformohet menjëherë: bëhet më femërore dhe më elegante. Mirëpo, kjo nuk do të thotë që të vishni taka të larta çdo ditë. Kujdes: Veshja e shpeshtë e takave të larta, mund të shkaktojë hernie dhe një shpinë të rrumbullakët.

Këpucët shumë të sheshta

Shumica prej nesh mendojnë se këpucët e sheshta mund të jenë plotësisht të padëmshme. Mirëpo, mjekët tregojnë se ato i bëjnë dëm shëndetit tuaj, sepse ngarkesa në këmbë është e pabarabartë. Në darkë ju mund të vuani nga dhimjet e këmbëve dhe mund të pësoni një deformim të gjunjëve dhe ijeve.

Reçipetat “push up”

Këto reçipeta janë jashtëzakonisht popullore. Sidoqoftë, edhe nëse gjinjtë tuaj duken më të rrumbullakët dhe janë në lartësinë e duhur, një pjesë e këtyre reçipetave i deformon gjinjtë dhe i bën ato më të varur nga kjo mënyrë artificiale. Reçipetat “push up” bllokojnë enët e gjakut dhe ky presion i vazhdueshëm në gjoks mund të çojë edhe në kancer.

Syzet e diellit

Syzet e diellit nuk janë vetëm një aksesor trendy, por edhe një domosdoshmëri absolute kur drita e diellit bëhet shumë e fortë. Sidoqoftë, nuk mund të vendosësh syze dielli në mbrëmje ose brenda një ambienti, kur nuk ka dritë të mjaftueshme. Kjo për vetë faktin se tendosja shtesë e syrit nxit zhvillimin e kataraktit senil, pra perdes.

Getat

Getat janë një pjesë e nevojshme në veshje për çdo grua. Ato e bëjnë pamjen tonë më të plotë dhe më elegante. Këmbët duken mjaft bukur kur veshim geta. Mirëpo, nëse i vishni shumë shpesh, ato nxisin infeksione të shumta vaginale si dhe pengesë e qarkulimit të gjakut.

Çantat e mëdha që mbahen në një dorëÇanta e një gruaje është një “magazinë” ku mund të gjeni çdo produkt kozmetik, por edhe pajisje elekronike nëse jeni të interesuar. Çantat e mëdha janë vërtet të përshtatshme, pasi zënë shumë gjëra, por janë edhe të pasigurta për shëndetin, shkruan RevistaClass. Nëse e mbani një çantë të madhe në të njëjtin krah, tendosja në shpatull bëhet shumë e rëndë, gjë që mund të çojë në skoliozitet dhe osteokondrozë. Për shkak të mosbalancimit, mund të keni spazma të muskujve dhe bllokim të enëve të gjakut.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME