Categories Lifestyle

Katër shenjat më të pafata këtij viti sipas horoskopit kinez; zbuloni nëse jeni në ‘listën e zezë’

Zodiaku kinez funksionon me një rotacion 12-vjeçar, ku secila shenjë kafshësh ka viti e vet. Shenja juaj bazohet në vitin kur keni lindur. Viti 2019 është ai i derrit dhe të gjitha shenjat do të jenë nën ndikimin e Jupiterit, planetit drejtues të këtij viti dhe kush do i ketë kthyer kurrizin këtij planeti do ia ketë kthyer dhe fatit.

Më poshtë Living do të listojë katër shenjat e zodiakut kinez dhe përkatësisht vitet e lindjes , për të kuptuar nëse jeni në listën e të pafatëve.

Vitet e lindjes së derrit: 1935, 1947, 1959, 1971, 1983, 1995, 2007

Ndonëse është viti i derrit, njerëzit e lindur nën këtë shenjë nuk do të jenë aspak të favorizuar. Nuk do të gëzojnë shëndet të plotë , do të jenë nën një presion të madh dhe do të kenë luhatje humori deri në gjendje depresioni e ankthi.

Majmuni
Vitet e lindjes së Majmunit: 1920, 1932, 1944, 1956, 1968, 1980, 1992, 2004, 2016

Majmuni gjithashtu do të jetë një nga shenjat që fati do u jetë bllokuar këtë vit.  Do të keqkuptohen nga të gjithë dhe do të përjetojnë jo pak refuzime. Do të zhgënjehen nga miqtë që i mendonin të afërt dhe do të kenë probleme financiare.

Vitet e lindjes së Tigrit: 1914, 1926, 1938, 1950, 1962, 1974, 1986, 1998, 2010
Viti tjetër i Tigrit: 2022

Të lindurit nën shenjën e Tigrit gjithashtu do të përballen me jo pak vështirësi këtë vit. Do të kenë humbje financiare, do të ndihen të dobët fizikisht dhe të rënë moralisht.
Viti i ardhshëm i majmunit: 2028

Vitet e lindjes të Gjarpërit: 1917, 1929, 1941, 1953, 1965, 1977, 1989, 2001, 2013
Viti tjetër i gjarpërit: 2025

Gjarpri këtë vit do të ndihet i pambrojtur dhe i pavlerësuar. Duhet të kenë kujdes me mënyrën si komunikojnë, pasi të tjerët do të kenë tendencën të dëgjojnë atë që duan vetë dhe jo atë që ju keni ndërmend të përcillni. Shmangni investimet dhe bashkëpunimet pasi nuk është periudha e përshtatshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME