Categories Lifestyle

Ky është pozicioni ideal i gjumit

A e dini se gjendja juaj fizike dhe mendore, varet nga pozicioni në të cilin flini gjumë. Ekspertët e trupit kanë renditur disa pozicione të cilët mund tu ndihmojnë që të keni një jetë aktive të nesërmen, por edhe pozicionet që nuk janë të mira.

Ja pozicionet e gjumit:

Nëse zgjoheni të lodhur nga gjumi kjo do të thotë se pozita juaj e gjumit ka qenë e parehatshme. Andaj, mësoni se cilat pozita të gjumit janë më të përshtatshme për të fjetur.

Më e mira: Në shpinë

Gjëja e parë pozitive është se eviton dhimbjen e qafës dhe shpinës, ngase mbanë në mënyrë të drejtë shpinën, qafën dhe kokën dhe gjithashtu redukton refluksin e thartirës duke e mbajtur kokën mbi barkun tuaj. Gjithashtu mbron edhe fytyrën tuaj pasiqë nuk prekët në jastëk. Problemi i vetëm i kësaj pozite është gërhitja, por nëse e keni këtë problem duhet të gjeni jastëkun e duhur.

Pozicioni i fetusit:

Pozita e fetusit është shumë e keqe për stomakun. Rritë dhimbjen e gjunjëve dhe gjithashtu bën që shpina dhe qafa juaj të mbahen në pozitë jo natyrale. Kufizon frymëmarrjen dhe është e keqe për zemrën. Megjithatë, gjatë shtatzënisë konsiderohet pozitë e mirë e gjumit.

Fjetja në stomak:

Arsyeja e parë është sepse nuk mund të mbani shpinën në pozicion neutral. Gjithashtu mund të çojë në dhimbje të muskujve dhe të kokës për shkak të presionit. Nëse ju e praktikoni këtë pozicion që është më i keqi nga të gjithë, atëherë duhet të keni jastëk shumë të hollë ose fare pa të.

Fjetja në krahë:

Kjo pozitë është e keqe për fytyrën dhe për gjoksin e zemrën. Nëse ju flini në këtë pozicion atëherë është e rëndësishme të gjeni jastëkun e përshtatshëm që mban kokën në nivel të krahut. Redukton gërhitjen dhe gjithashtu refluksin e thartirës. Është shumë e dobishme gjatë shtatzënisë dhe për qarkullimin e gjakut

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME