Categories Lifestyle

Mënyrat sesi të gjejmë një punonjës të jashtëzakonshëm!

Një studim ndërkombëtar është kryer kohët e fundit, për të zbuluar se përse disa njerëz janë më të suksesshëm se të tjerët në punë, dhe përgjigjet ishin të habitshme. 78% e liderëve thanë se personaliteti është ai që bën diferencën e një punonjësi të zakonshëm me atë të jashtëzakonshmin. Sipas tyre aftësitë kulturore kishin 53% rëndësi dhe aftësitë e një punonjësi 39%.

Cilësitë që liderët në studim e quajtën ”personalitet” ishin në fakt aftësitë e inteligjencës emocionale. Dhe ndryshe nga personaliteti juaj, i cili është krijuar që në një moshë të hershme dhe shpesh nuk ndryshon, inteligjenca emocionale ju jep mundësinë që ju mund ta ndryshoni dhe përmirësoni atë. Disa nga aftësitë e EQ që liderët dhe menaxherët zakonisht mendojnë si karakteristika të personalitetit, do t’jua rendisim më poshtë.

Një gjë që një punonjës i jashtëzakonshëm nuk e thotë kurrë është, “Kjo nuk është e përfshirë në kontratën e punës.” Punonjësit e jashtëzakonshëm punojnë jashtë kufijve të kontratës së punës. Ata nuk janë të frikësuar por përparojnë në punën e tyre, me besimin se do të shpërblehen më vonë.

Ata mund të tolerojnë konfliktin. Ndërsa punonjësit e jashtëzakonshëm nuk kërkojnë konflikt, ata as nuk ikin prej saj. Ata janë në gjendje të ruajnë gatishmërinë e tyre ndërsa paraqesin qëndrimet e tyre me qetësi dhe logjikë. Ata janë në gjendje të përballojnë sulme personale por kurrë nuk e përdorin atë taktikë.

Ata janë të guximshëm. Punonjësit e jashtëzakonshëm janë të gatshëm të flasin kur të tjerët nuk janë, qoftë të bëjnë një pyetje të vështirë ose “të papërshtatshme”. Megjithatë, ata mendojnë para se të flasin dhe me mençuri zgjedhin kohën dhe vendin më të mirë për ta bërë këtë.

Ata kontrollojnë egon e tyre, punonjësit e jashtëzakonshëm kanë ego. Ndërsa kjo është pjesë e asaj që i drejton ata, ata asnjëherë nuk i japin egos më shumë peshë sesa atë që meriton. Ata janë të gatshëm të pranojnë kur kanë gabuar dhe të gatshëm të ndihmojnë të tjerët për të ruajtur harmoninë e grupit.

Punonjësit e jashtëzakonshëm janë të përgjegjshëm. Ata zotërojnë punën e tyre, vendimet e tyre dhe të gjitha rezultatet e tyre – të mira apo të këqija. Ata sjellin gabimet e tyre në vëmendjen e punëdhënësit dhe nuk shpresojnë që askush nuk do t’i zbulojë.

Ata janë të pëlqyeshëm. Punonjësit e jashtëzakonshëm pëlqehen shumë nga bashkëpunëtorët. Ata kanë integritet dhe aftësi udhëheqëse (edhe nëse ata nuk janë në një pozicion zyrtar të udhëheqjes). Menaxherët e dinë se mund t’i dërgojnë këta punonjës për t’u takuar me klientët pa u shqetësuar për atë që do të thonë ose bëjnë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME