Categories Lifestyle

Ndotja e ajrit po aq e rrezikshme sa duhanpirja

Sipas një studimi shkencor, ndotja e ajrit paraqet nivel të njëjtë të rrezikut sikur duhanpirja për shkaktimin e aborteve të pavullnetshme. Shkencëtarët thonë se kjo gjetje është shqetësuese dhe se ajri helmues duhet të luftohet për ta mbrojtur shëndetin e gjeneratës së ardhshme.

Tashmë dihet që ajri i ndotur e dëmton fetusin duke e rritur rrezikun për lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të foshnjave. Në një studim tjetër është zbuluar se shenja të ndotjes janë vërejtur edhe në placentë. Efekti afatgjatë i ekspozimit në ajër të ndotur për rrezikun e aborteve të pavullnetshme është studiuar edhe më parë. Disa hulumtime në Brazil, Itali e Mongoli kanë gjetur lidhje mes ndotjes së ajrit dhe abortit. Sidoqoftë, studimi i fundit është dëshmia e parë për vlerësim të ndikimit afatshkurër të ekspozimit në ajër të ndotur. Sipas këtij studimi, rritja e sasisë së dioksidit të azotit, që është dukuri e përhapur në tërë botën, e rrit rrezikun për dështim të shtatzanisë për 16 për qind.

Dioksidi i azotit lirohet përmes djegies së karburanteve, veçanërisht gjatë punës së motorëve me naftë. Ky studim është publikuar në revistën “Fertiliteti dhe Steriliteti” dhe është kryer në Salt Lake City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mekanizmi përmes së cilit dëmtohet fetusi nuk është përcaktuar, por besohet se kjo bëhet përmes ndotësve që shkaktojnë shtypje oksiduese dhe inflamacion, shkruan “The Guardian”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

A e dini arsyen pse teshtini shumë herë radhazi?

Teshtimat janë metoda e trupit për nxjerrjen e irrituesve si pluhuri, poleni ose mikrobet nga…

LEXO ME SHUME