Categories Opinion

Konflikti President-Kryeministër do ketë fund të tmerrshëm

Spiten Prulli

Kryeministri Rama propozoi një 27 vjeçar nga Kosova për ministër të jashtëm të Shqipërisë ose siç shprehet avokati i njohur Spartak Ngjela, një kalama. Diplomatë të shquar shqiptar, Këshilli i Ambasadorëve, por edhe publiku kosovar janë shprehur se përveç mungesës totale të përvojës së kandidatit për ministër, ai është shprehur pro shkëmbimit (copëtimit) të territorit të Kosovës me Serbinë, çka është në kundërshtim me politikën e jashtme shtetore të Shqipërisë, por edhe të shumicës në Kosovë.

Presidenti Meta nuk e dekretoi dhe arësyet tashmë janë publike. Pas veprimit presidencial pati reagime të egra, bile shumë fyese e denigruese nga kryeministri ndaj figurës së kryetarit të shtetit.

Nuk pritej të reagonte në atë mënyrë Edi Rama, pasi mendohej se duke qenë shef i mazhorancës dhe kryeministër, do të gjënte mënyrë tjetër për të reaguar. Reagimi pritej politik ose duke ofruar një emër tjetër për ministër, pasi PS-ja dhe shoqeria civile ka plot emra VIP në fushën e diplomacisë. Aq me tepër, reagimi ndaj emrit të propozuar ishte në masë dërmuese negativ, pra se nuk është i duhuri për këtë post të rëndësishëm. Reagimet janë online, publikisht me deklarata dhe kushdo e ka krijuar bindjen se kryeministri gaboi, në mos kishte qëllim të paracaktuar për të provokuar presidentin dhe publikun duke emëruar një person pa eksperiencë që jo vetëm nuk e njeh diplomacinë, por edhe provokues për Rajonin e Ballkanit e Bashkimin Europian.

Ilir Meta nuk e firmosi. Edi Rama u marros krejt dhe filloi sulmin. Sulmi ka filluar si një taborr turk ndaj kështjellës së kryetarit të shtetit shqiptar, i cili me Kushtetutë përfaqëson unitetin e popullit dhe natyrisht të kombit. Tashmë ka reaguar dhe kreu i shtetit, duke mos duruar kryeministrin që po hedh shigjeta dhe po kacavaret drejt bedenave të Kështjellës së Metës. Edi Rama tha mbrëmë vonë të Arian Çani se Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën , por nuk kam ç’ti bëj se nuk kam 93 vota për ta shkarkuar.

Edi Rama ofroi Luftë! Lufta fillohet si Hitleri dhe Musolini, por dihet fati i të dyve.

Ndërkohë Ilir Meta që ndonëse është kryetar shteti, prapë vjen nga Skrapari dhe mbetet luftetar në gen. Nuk ia përton luftës Ilir Meta.

Pra LUFTA mes Edi Ramës dhe Ilir Metës sapo ka filluar. Kryeministri me qeveri, polici, SHISH, prokurori dhe oligarkët ka rrethuar presidencën. Nga ana e kështjellës presidenciale duket se është e gatshme për LUFTË. Si dikur me kova zifti mbi kokat e turqve që vareshin në hekurat e kështjellës, do të jetë përplasja mes Metës dhe Ramës.

Nga kjo Luftë njëri ikën.

Presidenti mbetet deri në vitin 2022. Ndërsa kryeministri ka marrë udhën…!

Në numrin e gazetës “Koha Jone” të së shtunës, datë 12 janar, do të lexoni shkrimin kryesor me titull: LUFTA FILLOI!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME