Categories Opinion

Thaçi u tërhoq, Tirana të heshtë!

Nga Artur ZHEJI

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u tërhoq mençurisht nga projekti fillestar i shkëmbimit të territoreve, si pjesë e negociatave Kosovë-Serbi. Ai tashmë e ka lexuar mirë dhe drejtëpërsëdrejti mesazhin më të fundit amerikan për këtë çështje.

Më vonë do të dalin padyshim detajet e duhura, që do të kënaqin kureshtjen e mediave, në lidhje me qëndrimin amerikan, i cili, me sa duket, është bashkërenduar me qëndrimin e Berlinit, që ka qenë kundra kësaj, që në krye të herës.

Në këtë debat të fortë gjeopolitik, për parashtrimin fillestar, të mënyrës se si do të bëhej një marrëveshje e qëndrueshme paqeje ndërmjet dy shteteve, Kosovë dhe Serbi, në Tiranë doli më qartë, qëndrimi i ish Kryeministrit Berisha dhe qëndrimi i Presidentit Meta. Të cilët shprehën kundërshtinë e tyre të vendosur që në krye të herës.
Mirëpo për askënd nuk është e qartë deri në fund, nëse kjo çështje është mbyllur përfundimisht, sepse kundërshtia e Haradinajt dhe e Albin Kurtit në Kosovë, është thelbësore, por jo e mjaftueshme, përderisa gjërat të dalin hapur dhe në dritën e diellit.
Edhe qëndrimi amerikan në lidhje me këtë, është më shumë i nënkuptuar se sa i artikuluar kthjelltësisht, por zbythja e Thaçit dhe belbëzimi i Ramës, janë domethënës.
Personalisht, nuk kam menduar deri tash, se kjo ka qenë një nisëm qëllim keqe dhe e sponsorizuar nga Moska apo Beogradi, por ndoshta, në rastin më të mirë, një gabim trashanik në përllogaritje dhe një nxitim për të kapur “trenin e historisë”.

Deklarata e Presidentit serb Vuçiç me rastin e vizitës së Putinit në Beograd, për rolin thelbësor rus në marrëveshjen Beograd-Prishtinë, ishte një kambanë e kumbueshme alarmi, që largoi çdo iluzion, se kjo marrëveshje, do të ishte, thjesht një marrëveshje dypalëshe.
Ndoshta kjo përcaktoi një qëndrim më të vëmendshëm dhe të ndryshëm amerikan, shprehimisht kundër shkëmbimit të territoreve, që lexohet qartësisht në fjalët më të fundit të Hashim Thaçit, që u paraqit në mediat e Tiranës, i zbehur dhe i pamotivuar për të mbrojtur parashtrimin e tij fillestar, madje duke e mohuar krejtësisht atë.

Mbështetja e Tiranës ishte e fuqishme, por e tërthortë. Intervista e pakujdesshme e Gentian Cakës te Baton Haxhiu, ku foli për shkëmbime territoresh dhe katapultimi i tij ministër i jashtëm, duke shkarkuar Ditmir Bushatin, që ishte shprehur kundra kësaj, zbuluan bashkëpunimin Thaçi-Rama.
Rezistenca institucionale e Ilir Metës, si president, e vuri në fokus çështjen në fjalë dhe zgjoi një interes të pazakontë, sidomos në lidhje me pa-natyrshmërinë e shkarkimit të ish Ministrit Bushati. Dhe kështu bomba gjeopolitike plasi hapur edhe në Tiranë dhe pati një debat të zjarrtë dhe të përgjithshëm.
Tani gjërat janë më të qarta, por gjithmonë larg të vërtetave përfundimtare, të cilat tani për tani, nuk munden të ndikojnë në të sotmen dhe të nesërmen e kësaj çështjeje. Vetëm nëse Ditmir Bushati vendos të flasë, mund të hedhë realisht dritë, por kjo, me sa duket, nuk është në natyrën e tij.
Rama vizitoi me ngut dhe në mënyrë informale Prishtinën, për të kuptuar më shumë se në çfarë valleje gjeopolitike ishte futur apo e kishin futur, Hashimi dhe këshilltari i tyre i përbashkët, Baton Haxhiu. Pa dashur të paragjykojmë, qëllimin e mirë, kjo marrëveshje ju vdiq ndër duar dhe çdo shpresë për ta ringjallur, do të ishte tashmë e dënueshme.
Tirana zyrtare bën mirë që hesht në këtë fushë. Është në nderin e shqiptarëve dhe të vetin, që ta bëjë këtë, tani e mbrapa.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME