Categories Politike

100 fshatrat/ Rama nxit investitorët e Boboshticës: Lidhuni me pika përpunimi, mos shisni në rrugë

Qendra e Boboshticës në Korçë, e cila është përfshirë në Programin e 100 Fshatrave do të rrjetëzohet falë projektit të qeverisë për rikualifikimin urban të kësaj zone mjaft të rëndësishme që do ta shndërrojë tashmë atë në një atraksion të vërtetë turistik.

Kryeministri Edi Rama ka parë nga afër projektin, pjesë e të cilit është edhe muzeu i rakisë i cili pritet të shtojë edhe më tepër interesin e vizitorëve për fshatin turistik. Bizneset private në Boboshticë janë zhvilluar përmes mbështetjes financiare të programit të qeverisë. Nga kjo zonë kryeministri Rama ka thënë se këta biznese duhet të gjejnë mënyrën për t’u lidhur me pika të përpunimit.

“Është e rëndësishme edhe për t’i lidhur me pikat e përpunimit, që të mos i shesin në rrugë,” theksoi ndër të tjera Kryeministri

Programi 100 fshatra përfshin së bashku me investimet në agroturizëm, me mbështetjen e AZHBR, edhe shndërrimin e këtij fshati të njohur për pemët shumëshekullore të manit e për prodhimin tradicional të rakisë, në një pikë tërheqëse të hartës turistike të vendit.

Mbështetja për agroturizmin dhe Programi i 100 Fshatrave kanë nxitur investitorët të ngrenë struktura akomoduese për vizitorët, të cilët, bashkë me natyrën tashmë mund të shijojnë edhe ushqimet tradicionale. Nëpërmjet programit mbështetës të zhvillimit rural synohet evidentimi i produkteve lokale tradicionale të çdo zone, drejt një ekonomie lokale të konsoliduar. Mbështetja financiare ndihmon prodhuesit e vegjël në rritjen e kapaciteteve prodhuese, plotësimin e standardeve dhe siguruar cilësi, për të mundësuar që këto produkte të gjenden kudo. Në të njëjtën kohë fuqizohen zonat rurale, nëpërmjet orientimit të investimeve në këto zona

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME