Politike

Balla-Metës: Ruaj qetësinë, nuk ndihemi mirë kur bëhesh qesharak

Kreu i grupit Parlament të PS, Taulant Balla, i është përgjigjur me një statuts në facebook Presidentit Meta, ndërsa i kërkon këtij të fundit të ruajë qetësinë e mos të bëhet qesharak. Balla shkruan se PS nuk është as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte te kota.

Statusi i Plotë :
“Zoti President, ne s’ju pengojmë dot të jeni Iliri qesharak që kemi njohur me shumë se sa njëherë kur Monika i’a fut kokën në çizmen e saj! Por këto bumjet tuaja që po e bëjnë edhe Bujar Nishanin të duket si Xhefersoni, nuk impresionojnë dot më askënd.

Ne s’jemi as PD, as LSI dhe s’kemi ndërmend të humbasim kohë me konflikte të kota me ju. Sepse ju s’keni asnjë shans dhe s’do keni asnjë mundësi të pengoni as punën tonë dhe as Reformën në Drejtësi, që e di Shqipëria dhe bota se sa shumë e deshironi të realizohet.

Por meqë ju kemi dhënë votën si President, ju ftojmë të ruani qetesinë sa të mundeni sepse duke u bërë ju qesharak, sigurisht edhe ne nuk ndjehemi mirë.”

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *