Categories Politike

Basha akuza DSIK: 120 oficerë policie janë hequr nga puna

Kreu i PD, Luzim Basha ka akuzuar Drejtorinë e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar (DSIK) se po vepron mbi bazën e urdhrave politikë.

I ftuar në emisionin ‘Opinion’, Basha tha se 120 oficerë policie janë hequr nga puna se nuk u rinovohet certifikata e sigurisë, ndërsa zv.ministri Gent Cakaj kishte 7 muaj pa certifikatë siguri

Janë te paktën 120 oficerë policie, pretendohet njerëz te cilët pretendohet se nuk janë të afërt me pushtetin aktual, por të cilëve nuk u është rinovuar certifikata e sigurisë nga DSIK-ja me qëllim që të largohen nga radhët e policisë dhe janë larguar menjëherë pasi nuk u është rinovuar çertifikata e sigurisë nga DSIK-ja.

Standardi im është ky, po ju them edhe njëherë: presidenti ka argumentuar dy momente kyç, që për standardin europian minimalisht, për njerëz të arsimuar që kemi parë Europën duhet të na bente të shtagemi. Ky njeri për 7 muaj ka qenë në shkelje të ligjit për informacionin e klasifikuar. DSIK-ja për 24 orë ka dhënë një aprovim. Kaq mjafton që të hetohen të dyja. Ka prekur ky njeri informacion sekret me dorë në kundërshtim me ligjin dhe çfarë informacionesh kanë qenë? Presideni thotë se ka ndodhur kjo! Tani ka dy mundësi: ose presidenti gënjen dhe nëse gënjen po bën një lojë politike, ose në qoftëse presidenti i ka konstatuar me të vërtetë këto fakte, atëherë këtu nuk duhet të mjaftohemi thjeshtë me faktin se nuk duhet të dekretohet një individ itillë, por kjo duhet të hetohet deri në fund

. Nuk mund të mjaftohemi që kjo të bëhet një kronikë tjetër , thjeshtë si kronika që sapo pamë: u dekretuar njëherë pastaj u dekretua radhën tjetër! 120 gra e burra hiqen nga puna se nuk u jepet certifikata, dikush tjetër nga zv.ministër që duhet ta kishte certifikatën dhe nuk e ka dhe për këtë mjafton të hyj në veprim ligji, promovohet. Kaq duhet të mjaftojë që ne të ndalim e të themi se cfarë po ndodh? Është standardi i degjenerimit total të qeverisë”- tha Basha.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME