Categories Politike

“Çështja Cakaj”, Lolita zbulon një tjetër skandal të Ramës dhe DSIK

Faqja satirike ‘Lolita’ ka publikuar një tjetër skandal që lidhet me dhënien e çertifikatës së sigurisë Genti Cakajt nga DSIK.

Në postimin e fundit ‘Lolita shkruan’ se Rama shpalli të pavlefshme Çertifikatën e Sigurisë së Gentian Cakajt duke falsifikuar fletoren zyrtare!

Ja postimi i Lolitës:

Edi Rama sot shpalli të pavlefshme Çertifikatën e Sigurisë së Gentian Cakajt duke falsifikuar fletoren zyrtare!

Edi dhe drejtori i DSIK shpik në datën 11 Janar një dokument sikur në datën 3 Janar Çertifikatën e Sigurisë nuk ia ka dhënë Gent Cakajt Drejtori i DSIK Dorian Tola, por një vartës sepse po atë ditë Doriani ia paska deleguar të gjitha kompetencat e tij deri në fund të 2019-ës Drejtorit të Protokollit Mark Ndreca!

Një gënjeshtër sjell gjthmonë një gënjeshtër më të madhe!

Presidenti në datën 10 Janar thotë: Zv.Ministri Gent Cakaj as kishte aplikuar dhe as kishte “Çertifikatë Sigurie” nga DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar) që nga data 7 Qershor 2018.

Sipas Presidentit, Cakaj ka aplikuar për Çertifikatë Sigurie në datën 3 Janar 2019, dhe e paska marrë në datën 4 Janar 2019!

Por kjo e ngarkon Drejtorin e DSIK Z. Dorian Tola me përgjegjësi të rëndë penale “për shpërdorim detyre” (Kodi Penal / Neni 248 Shpërdorimi i detyrës) sepse që të jepet Çertifikata e Sigurisë në rastin e dyshtetësisë (shqiptare dhe kosovare) për një person që ka jetuar relativisht gjatë (sipas përcaktimeve të ligjit) në 2 shtete si Hungari (bursë në Universitetin CEU të Soros) dhe Blegjikë (universitet tjetër) do të duhej që DSIK t’i kishte kërkuar informacione sipas marrëveshjeve ndërkombëtare qeverisë së Kosovës, NATO-s, Hungarisë dhe Belgjikës. E këto nuk bëhen në 24 orë. Por kjo praktikë hedh në erë gjithë besueshmërinë e gjithë çertifikatave të sigurisë që jepen nga ky institucion dhe NATO mund ta shpallë të pabesueshëm edhe formalisht (de facto e kanë shpallur me kohë dhe këtu s’vjen asnjë sekret se e dinë me kohë se Shqipëria ështe han me dy porta).

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME