Politike

Dekani i Juridikut bie dakord me studentët e “ngujuar”: Qëndroni, por kam vetëm një kusht!

Dekani i Fakultetit të Juridikut Artan Hoxha është dakortësuar me studentët protestues të cilët që prej ditës së djeshme janë ngujuar në ambientet e shkollës së tyre.

Dekani është shprehur se do të lejojë qëndrimin e studentëve, por vetëm me një kusht, që ata të lirojnë katin e pari të ndërtesës pasi aty ndodhet i gjithë dokumentacioni i Fakultetit.

Hoxha: Studentët na kanë paraqitur 5 pika si Dekanat. Pranuam pothuajse në mënyrë të plotë kërkesat e studentëve që kërkojnë të mos humbasin vitin shkollor, tu shtyhet pagesa e tarifave. Të shikohet mundësia që të ristrukturohet viti akademik që plotësimi i programit të shoqërohet dhe me një shtyrje të datave të provimit të semestrit të parë. 

Ne arritëm në përfundimin që ne mund të plotësojmë kërkesat e tyre. Sot në mëngjes u ballafaquam dhe me një situatë jo normale. Kam diskutuar me një përfaqësi studentësh. Arritëm në përfundimin që studentët e drejtësisë që kërkojnë të qëndrojnë në ambjentet e Fakultetit deri ditën e dielë të lirojnë ambjentet e katit të parë, ku  është i gjithë dokumentacioni që lidhet me funksionimin e tij. Mora angazhimin e studentëve që të mos kem shqetësim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *