Politike

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj, reagon presidenti Meta: Krenar dhe i bindur në pafajsinë, nga sot duhet të…

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar pas dorëheqjes së kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Meta shprehet krenar për të dhe i bindur në pafajësinë e tij. Kreu i Shtetit thekson se nga sot të gjithë duhet të flemë më pak e të shqetësohemi më shumë që Kosova dhe rajoni të jenë të pacenuar.

“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij!
Nuk ka pabesi dhe presion që e thyen Burrin e Shtetit dhe Heroin e Kombit!
Nga sot të gjithë duhet të flemë më pak, të shqetësohemi më shumë dhe të bashkohemi më fort që Kosova dhe rajoni ynë të jenë të pacënuar në paqen dhe sigurinë tonë, si dhe në të ardhmen europiane.🇦🇱🇽🇰🇪🇺”, shkruan Presidenti Meta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button