Categories Politike

Edi Rama shuan çdo zë, merr vendimin për rikandidimin e Veliajt në Tiranë

Kryeministri Edi Rama ka rikonfirmuar kryebashkiakun Erion Veliaj për një mandat të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës.

Deklarata është bërë teksa të dy së bashku ishin të pranishëm në prezantimin e projektit për ndërtimin e Kampusit të Ri Universitar, ku Rama deklaroi se qeveria në bashkëpunim edhe me kryebashkiakun, në mandatin e tij të dytë në krye të Bashkisë së Tiranës do të përfundojnë tërësisht ndërtimin e këtij kampusi.

“Brenda këtij mandati të gjitha konviktet do të jenë në situatë katërcipërisht ndryshe dhe ndërkohë, bashkë me Bashkinë e Tiranës do të fillojmë ndërtimin e këtij kampusi dhe brenda mandatit tjetër të kryetarit të bashkisë ne do të përfundojmë kampusin universitar”, tha Rama.

Gjatë fjalës tij kryeministri ka akuzuar ish-presidentin Bujar Nishani se kur ishte në detyrë vëllai i tij mori në pronësi mensën e qytetit studenti dhe atë e ktheu në lloto.

“Sot këtu ne prezantojmë një punë të nisur në 2015. Por projekti ngeci për një shkak shumë konkret e domethënës sepse gjithë puna e parashikuar të bëhet për këtë territor, pasi rezultoi një tokë e xaxun nga politakën e partisë që lindi këtu në Qytet Studenti. Morën nga studentët energjinë e madhe për të transformuar Shqipërinë dhe ajo që bënë për Qytet Student, ishte thjesht t’i merrnin dhe pronat. Nga 1990 deri sot në Qyteti Studenti kanë ndodhur disa ndërhyrje mikroskopike por nuk është bërë asgjë për të përballuar ndryshimin e madh që ka shoqëruar procesin e transformimit me rritjen e numrit të studentëve.

Sikundër ka ndodhur dhe me universitetit, simbol i zaptimit marrja e mensës nga vëllai i Presidentit të Republikës dhe kthimi i mensës në lloto. Bibliotekat u kthyen në klube striptizi ose në lloto dhe u zaptuan godina për qëllime personale, u ndërtuan pa leje u ndërtuan dhe me leje. Ligjërisht nuk duheshin bërë legalizime se ky është territor universiteti. Kjo është një padrejtësi e jashtëzakonshme. E vetmja rrugë për hapjen e kampusit është shpronësimi. Nëse e shohim me sytë e asaj që duhet të jetë jemi shumë larg por nëse e shohim me sytë e asaj që ishte, dhe mënyrën si i qasemi këtij realiteti, sot është dita dje ishte nata.”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME