Politike

Ish-ministri socialist për Cakajn: Nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm

Ish-ministri i qeverisë së Fatos Nanos, Marko Bello ka komentuar deklaratën e zv.ministrit të Jashtëm, Gent Cakaj, ku njoftoi shkarkimin e disa diplomatëve ditën e djeshme.

Bello ka thënë në emisioni “Arena” në ora neës se Cakaj nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm, ndërsa si arsye ka dhënë faktin se nuk e njeh mirë diplomacinë.

“Nuk ka këllqe për të qenë Ministër i Jashtëm. Me këtë nuk themi se nuk ka të drejtë të zgjidhet apo të zgjedhë, por në një sektor të vështirë si dipolacia duhet shumë kohë. Por kjo është përgjegjësi e kryeministrit. 

Unë ndoqa me vëmendje deklaratën e Cakajt sot dhe ishte më i qartë sec ishte në deklaratën e detyruar nga sektori i propagandës. Të dëgjosh ministren e Drejtësisë kur flet për mediat nuk del si ministre, por si zëdhënëse që i kanë dhënë të lexojnë atë që i kanë dhënë”, deklaroi Bello.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button