Politike

Kryemadhi: I japim dorën socialistëve, demokratëve dhe ballistëve

“Lëvizja Socialiste për Integrim i jep dorën çdo socialisti, demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti”. Kështu deklaroi nga Konventa e LSI-së Monika Kryemadhi. Gjatë fjalës së saj në podium përpara anëtarëve të LSI-së Kryemadhi deklaroi se sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim dhe për lëvizje.

“Shtëpia e shqiptarëve është Shqipëria. Për të ndërtuar integritetin e vendit tonë, ky është misioni i të rinjve dhe të rejave. Ky është misioni jonë dhe i nënave shqiptare për të zgjuar atdhedashurinë tek vendi ynë. E ardhmja e Shqipërisë janë ata studentë, ata të rinj. Shqipëria është ajo që kemi më shumë nevojë. Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë nevojë për besim, për lëvizje. Ashtu siç kemi dhe emrin, LSI. Le të kthehemi Lëvizja Socialiste për Integritet. I japim dorën çdo socialisti dhe demokrati, ballisti dhe komunisti, pa parti. Ky uzurpim ka një rrugë për ta ndaluar, bashkimi në rrëzimin e tij. Ne do të marrin përsipër çdo sfidë. Në emër të atyre djemve dhe vajzave, unë besoj se Shqipëria ka të ardhme. I lutem Zotit për mëkatet tona, ndaj kësaj të keqe që na ka pushtuar”, tha Kryemadhi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *