Categories Politike

Merkel: Gjermania do të kërkojë më shumë rol në çështjet globale

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, thotë se vendi i saj do të kërkojë të marrë më shumë përgjegjësi në çështjet botërore në vitin 2019, si dhe do të vazhdojë përpjekjet për zgjidhjen e çështjeve të vështira ndërkombëtare.

Në fjalimin e Vitit të Ri, Merkel iu përkushtua më shumë qasjes shumëpalëshe ndaj problemeve globale, pasi Berlini, prej 1 janarit, pritet të fillojë një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ndër problemet me të cilat ballafaqohet Gjermania dhe bota, tha ajo, janë pyetjet rreth ndryshimeve të klimës, migrimit dhe betejës kundër terrorizmit ndërkombëtar.

“Ne duam t’i trajtojmë këto pyetje për interesin tonë dhe mënyra më e mirë për ne për të bërë këtë është duke marrë parasysh interesat e të tjerëve”, tha ajo.

“Ky është mësimi i dy luftërave botërore të shekullit të kaluar. Por kjo bindje sot nuk ndahet nga të gjithë – siguria e bashkëpunimit ndërkombëtar është nën presion” shtoi Merkel.

“Në një situatë të tillë, ne duhet të qëndrojmë përsëri lart për bindjet tona, të bëjmë argumente, të luftojmë. Dhe ne duhet të marrim më shumë përgjegjësi për interesin tonë”, tha Merkel.

Një tekst i mesazhit të Vitit të Ri të Merkelit u publikua nga zyra e saj përpara transmetimit të planifikuar më 31 dhjetor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME