Politike

Meta nuk i ndahet Ramës: Ministria nuk mund të jetë autoshkollë, ku ustai i madh mëson gjeniun!

Presidenti i vendit Ilir Meta ka reaguar sërish lidhur lidhur me çështjen Cakaj, ku deklaron se Ministria e Jashtme nuk mund të jetë një autoshkollë.

Meta shprehet se PS-ja ka kapacitete të shumta brenda vetes, që mund ta bëjnë më së miri detyrën e Ministrit të Jashtëm.

Deklaratat e Metës vijnë një ditë pas daljes së Ramës në emisionin Zonë e Lirë, ku kërkoi që presidenti i vendit të mos merrej seriozisht.

Reagimi i presidentit Meta:

Sot, në momente të rëndësishme të sfidave tona rajonale, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë nuk mund të kthehet në autoshkollë, ku ustai i madh kërkon të mësojë “gjeniun” si të ndryshojë kufijtë e të gjithë Ballkanit Perëndimor. 

Partia Socialiste ka kapacitete të jashtezakonshme në fushën e politikës së jashtme dhe Shqipëria ka shumë diplomatë të sprovuar, të cilët mund të vendosen në drejtimin e politikës sonë të jashtme, pa kaluar nga autoshkolla e ndryshimit të kufijve në gjithë Ballkanin Perëndimor. 

Shqipëria do jetë gjithmonë faktor paqe e stabiliteti në rajon.  Shqipëria do ketë një lidership të besueshëm edhe në kryesimin e OSBE-së. SHQIPËRIA E PARA.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *