Politike

Monika: “Do dalë dosja me përgjime për Spiropalin, Veliajn, Gjiknurin dhe Manjën”

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi se nuk ka gjyqtar që do të kundërshtojë dekretin e presidentit. Ajo deklaroi se kreu i qeverisë Edi Rama ka kërcënuar anëtarin e KQZ Denar Bibën me vettingun e bashkëshortes.

“Kush është ai gjyqtar i cili merr përsipër shkeljen e dekretit presidencial. Nga ana ligjore 13 tetori, KQZ nuk e ka nisur procesin. Ne do i bëjmë një letër KQZ-së sepse çdo letër që do na kthejë KQZ do jetë një shpjegim por nëse Denar Biba do kërcënohet me vettingun e bashkëshortes së tij, kjo është çështje tjetër”, tha Kryemadhi në Report. Sipas saj dosja dosja “306” e përgjimit përfshin disa nga figurat më të rëndësishme të PS-së, mes tyre edhe Erion Veliaj.

“Dosja 306 është dosja e Alket Hysenit, Ulsi Manja, Elisa Spiropalit, Damian Gjiknurit apo e Lali Erit. Në 30 qershor nuk i kemi rënë daulleve dhe gajdeve. Janë të gjithë, do t’u vijë koha. Atë zullumi i vetë do ta mbysi. S’ka parë asgjë akoma ai,”-tha Kryemadhi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button