Categories Politike

”Nga kërcet? Si kërcet?”, Rama mbron me ç’të mundet Abi Bank: Linda është profesioniste!

Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka asnjë konflikt interesi në faktin se bashkëshortja e tij, Linda Rama, ushtron profesionin e saj si anëtare e bordit të një banke private në Shqipëri. Edhe pse ABI Bank është përmenduar për lidhjet e saj me kompanitë ofshore, për Ramën ky është një sulm i pastër ndaj të bërit biznes në vendin tonë.

“Nuk ka asnjë konflikt interesi dhe nuk ka asnjë influencë interesash nëse gruaja e kryeministrit është në profesionin e vet dhe anëtare e bordit të një banke. Nëse do të ishte anëtare e Bordit të Bankës së Shqipërisë, atëherë do të ishte muhabet tjetër. Kryeministri nuk ka lidhje me bankat, nuk kërcet sepse është anëtare e bordit, është profesioniste dhe ka shërbyer në atë bord për të dhënë mendimet e veta si profesioniste. Nga kërcet? Si kërcet?”

Në fund, edhe një paralajmërim, për të gjitha ata që ai thotë sot se e kanë orkestruar dhe janë angazhuar në këtë sulm.

“Dhe po të them edhe një gjë tjetër, se qeveria amerikane e ka ndjekur me shumë shqetësim sulmin që i është bërë ABI Bank si një bankë amerikane dhe ata që janë angazhuar në këtë sulm, politikisht e dinë shumë mirë. Ndërkohë që ata që janë angazhuar në këtë sulm për qëllime të tjera, për t’i shërbyer politikës e bëjnë për të marrë shpërblimet, që sulmojnë dhe marrin shpërblimet. Kjo është shumë e thjeshtë dhe shumë e qartë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME