Categories Politike

Përjashtimi i Rudina Hajdarit nga PD, deklarata e Bogdanit: Besoj që kryesia do të marrë…

Sekretari për marrëdhëniet me jashtë në Partinë Demokratike, Gerti Bogdani ka deklaruar se Rudina Hajdari do të përjashtohet nga të bgjitha atributet në PD.

Bogdani tha për Ora News se  Partia Demokratike  nuk do të veprojë me dy standarde.

“Ajo që ne po luftojmë janë standardet. Pra është lufta kundër standardeve të dyfishta që dhe në këtë rast besoj se nuk do të ketë standard të dyfishtë. Besoj që kryesia e PD do të marrë të njëjtin vendim si për zotin Murrizi si për ato deputetë të tjerë që mbase  nuk do të refuzojnë mandatin e deputetit”, deklaroi zyrtari i lartë i PD-së.

Pyetjes se a do të përjashtohet RudinaHajdari Bogdani ju përgjigj:

“Patjetër që po, pasi ky është vendimi i kryesisë për zotin Murrizi dhe nuk ka si të ketë standarde të shumëfishta. Në fund të ditës kjo është një zgjedhje personale dhe është fatkeqësi sepse në fund të ditës simbolizon diçka, por jo vetëm kaq. Këto janë vendime unanime. Vendimi për zotin Murrizi ishte unanim”.

Referuar intervistës së dhënë nga kryeministri Rama në Itali, Bogdani tha:

“Zgjedh të shkojë në një ekran të huaj për ti mushur mendjen italianëve, ndërkohë që nuk i ka mbushur mendjen sot shqiptarëve”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME