Categories Bota, Politike

Shqipëria pjesë e diskutimeve mes Merkel dhe Tsipras: Minoriteti, kush për integrimin

Kancelarja gjermane Angela Merkel u rikthye në Athinë, në të parën vizitë që pas çlirimit të vendit nga barra e rëndë e masave të kursimit.

Një ndër temat më të rëndësishme ishte Ballkani Perëndimor, raporton TvKlan. Kreu i qeverisë greke i përmendi Merkelit, detyrimin që ka Shqipëria për të plotësuar të drejtat e minoritetit grek në mënyrë që të marrë mbështetjen e Athinës për hapjen e negociatave.

Aleksis Tsipras, kryeministër i Greqisë: Ne mbështesin anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. E mbështesim atë plotësisht, por në të njejtën kohë dua të theksoj se ka disa çështje thelbësore, siç është ajo e respektimit të të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri, që është një parakusht për të ardhmen europiane e vendit fqinjë.
Athina reagoi ashpër pak ditë më parë pas një vendimi të qeverisë për t’i kaluar Ministrisë së turizmit fondin e pronave shtetërore në bregdetin e jugut me argumentin se po përvetësoheshin në mënyrë të padrejtë pronat e minoritarëve grekë në këtë zonë.

Por ministria e Jashtme ka shprehur habinë e saj për deklaratën e palës greke duke thënë se është gjithmonë e angazhuar për të drejtat e minoritetit grek në Shqipëri.

Sipas saj VKM-ja në fjalë ka si objekt evidentimin e zonave me interes për zhvillimin e turizmit të cilat gëzojnë statusin e  “Pronësisë Shtetërore”.

Nga ana e saj kancelarja gjermane i shprehu homologut grek mirënjohje për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë

Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë: I jam tepër mirënjohëse Aleksis Ciprasit për zgjidhjen e një problemi të vështirë, atë të çështjes së emrit të vendit fqinjë sëbashku me Zoran Zaevin. Kjo zgjidhje i hap rrugë anëtarësimit të vendit në Bashkimin Europian dhe NATO. Zgjidhja nuk u shërben vetëm Greqisë dhe Maqedonisë Veriore por gjithë Europës.

Merkel i bëri thirrje kreut të opozitës greke Micotaqis, të mbështesë marrëveshjen e Prespës kur të votohet në parlamentin grek. Në vazhdim të vizitës dy ditore, kancelarja u takua edhe me presidentin grek Prokopis Pavlopulos, ndërsa bëri edhe nderime në varrin e ushtarit të panjohur në sheshin Sintagma.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Bota

SHBA, një person me fat nga New Jersey fiton jackpotin e Mega Millions prej 1.13 miliardë dollarë

Një person i vetëm në New Jersey ka fituar çmimin e parë të Mega Millions…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Ndjekja si nëpër filma në arën me misër përfundon me aksident fatal (Video)

Këto janë pamjet kur një shofer i dehur ndiqet nga policia në një fushë me…

LEXO ME SHUME
Categories Bota

Sulmi tragjik në Moskë, Putin flet për herë të parë: Armiqtë tanë nuk do të na ndajnë

Presidenti rus Vladimir Putin ka folur për herë të parë pas sulmit tragjik që ndodhi…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Vdes aktorja Robin Bernard, trupi i saj u gjet në një fushë, mister shkaqet e vdekjes

Aktorja Robin Bernard, e njohur për rolin e saj në General Hospital, ka vdekur në…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Tërmeti i fortë shkund Malin e Zi, ndihet edhe në Tiranë!

Një tërmet i fortë është ndier në orët e para të mëngjesit në Malin e…

LEXO ME SHUME