Categories Politike

Skandali/ Si gënjeu publikisht ministrja Balluku për Air Albania

Kanë kaluar 10 ditët afat të vendosura nga ana e ministres Belinda Balluku me pretendimin se kompania shtetërore ajrore do të pajisej me lejen e fluturimet.

Aktualisht, AIR Albania, vazhdon të jete pa AOC –në, certefikaten e operimit ajeror,edhe pse deklaratat për fillimin e fluturimeve nuk kanë munguar dhe madje nuk kanë munguar as udhëtimet dhuratë me avionin që mban emrin Lasgushi, apo edhe kronikat e gatshme.

Në datën 15 shkurt, në trasmetimet e ERTV, ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës Belinda Balluku së bashku me drejtorin e Turkish Airline deklaruan se u firmos marrëveshja financiare trepalëshe. Sipas Ballukut kjo marrëveshje do ti hapte rrugën kompnaisë që për 10 ditë të ishte e gatshme të fluturonte.

Por edhe kësaj here 10 ditët kanë kaluar dhe sërish nga Autoriteti i Aviacionit Civil nuk ka asnjë Çertefikatë operimi fluturimesh. Madje në faqen Zyrtare të këtij institucioni mungon edhe publikimi i certefikatës që i përket kompanisë tjetër shqiptare Albaëings, e cila ka filluar fluturimet para 3 vitesh.

Ndërsa në qendrën kombëtare të regjistrimit të bizneseve, ekstrati i kompanisë vazhdon të jetë po njësoj.

Madje edhe nuk ka asnjë ndryshim edhe për sa i përket licensave aktive. Po keshtu edhe temrat financiarë janë po njësoj. Kjo kompani ka të deklaruar si kapitalin e saj 100 mijë euro. Ndërsa Turkish Air Line ka deklaruar se ka investuar 3 mln euro. Ndërsa nga ana tjetër, vetë minsitrja Balluku, në kohën kur ka qenë drejtore e Albkontrollit është shprehur se vetëm lyerja e avionit, i cili ka ndërruar pronar deri më tani 6 herë, ka kushtuar 150 mijë euro./FaxNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME