Categories Politike

”Zvicra e mërzitshme”, Basha-Ramës: Shqipëria interesante vetëm për ty, po shkatërron të ardhmen e qytetarëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hapur mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të saj. Basha ka folur për sfidat me të cilat do të duhet të përballet forca kryesore e opozitës.

Pjesë nga fjala e Bashës:

Ndryshimi i politikës është sot mision kombëtar: nuk mund të ketë më as vonesa dhe as shtirje, makiazhe dhe fasada.

Fasadat janë vetëvrasëse, makiazhet janë fatale. Në Shqipërinë e sotme ka vetëm dy mundësi: nëse je kriminel apo klient i Edi Ramës gëzon pushtet dhe para, për çdo kënd tjetër jetesa është e vështirë dhe e dëshpëruar.

Sepse Shqipëpria është sot një vend me një shoqëri që nuk prodhon, nuk krijon, nuk zhvillohet, nuk përparon.  Jemi një komb ku nuk ka mundësi për të ardhme.

Pasuritë e shqiptarëve po grabiten ndërsa energjitë e shqiptarëve po shterojnë duke u ndeshur me krimin, korrupsionin, injorancën, kaosin.

Njerëzit janë mbërthyer para ekranit duke parë shpalosjen e  skandalit të rradhës të Ramës, krimit të tij të radhës, vjedhjes së tij të radhës.

Tani ai po shkatërron të ardhmen. Mungesa e shrpresës për të ardhmen është shkaku kryesor që shqiptarët po largohen nga vendi. Fëmijët janë shkaku që Shqipëria po shkretohet. Mungesa e shkollimit cilësor, mungesa e shëndetësisë së sigurt dhe mbi të gjitha mungesa e mundësive për të punuar, për një jetë të përmbushur po i  shtyn prindërit të nxisin fëmijët të largohen nga vendi.

Shqiptarët kanë nevojë të zgjohen, kanë nevojë të gjejnë kurajë, kanë nevojë të besojnë.

Roli ynë, roli i demokratëve, i Partisë Demokratike në këtë gjendje është kritik. Nuk është aspak e ekzagjeruar të them se sot para nesh shtrohet një detyrë historike.

Si rrallë ndonjëherë në këto tre dekada, një partie politike nuk i kërkohet thjesht të jetë një zgjidhje, një alternativë elektorale, nuk i kërkohet thjesht që të ndalë një të keqe.

Nga ne sot kërkohet një ndryshim transformues, edhe më i vështirë se ai në fillim të viteve 1990-të. Atëhere kishte energji, kishte shpresë, politika shihej si një e mirë që do e çonte vendin përpara. Sot Shqiptarët e shohin politikën si të keqen më të madhe dhe shkataren kryesore të problemeve tyre. Sot shqiptarët kanë humbur besimin tek vetja dhe tek e adhmja.

Në këtë sfond, në këtë realitet ne duhet jo vetëm të luftojmë luftën për ndryshim, por mbi të gjitha betejën për besim, sepse pa besim nuk mund të arrijmë asgjë!

Sot ne duhet të kthejmë së pari besimin se Shqipëria mund të bëhet vend normal.

E vetmja mënyrë drejt kësaj Shqipërie është varrosja e politikës së korruptuar deri në palcë dhe të inkriminuar në çdo qelizë, është shkëputja e politikës si vegël e një grushti politikanësh dhe biznesmenësh grabtqarë të cilët bëhen bashkë për të shkelur ligjin, për të vjedhur shqiptarët dhe pronat e tyre.

Në mënyrë ironike zhgënjimi i shumë shqiptarëve është sot një mundësi e madhe: sepse Shqiptarët nuk presin nga politika mrekulli por normalitet. Ata duan që Shqipëria të jetë një vend normal, ku njerëzit jetojnë të qetë dhe të sigurt.

Ndonëse të gjithë e kuptojnë se do të duhet kohë që ne të krijojmë mirëqenien europiane, të gjithë duan që sot atë që është e mundur, tu garantohet liria dhe tu jepen mundesi per punesim, arsimim, shendetesi, kujdes social, te pakten tu garantohen gjerat minimale, buka, uji, dritat. Duan që në Shqipëri të sundojë rendi, të sundojë ligji, të sundojë paqja. Të gjithë presin që të jenë të mbrojtur dhe të sigurt, të sigurt nga krimi, të mbrojtur nga burokratët dhe qeveritarët, të mbrojtur nga padrejtësitë.

Me pak fjalë shqiptarët duan normalitetin europian të jetës, shoqërisë dhe politikës, edhe pse janë shumë më të varfër.

Duan thjesht mundësi.  Nuk duan politikanë qe vijne si shpetimtare kur në fakt misioni I tyre është te kujdesen per mirqenien personale në kurriz të shqiptarëve. Por duan politikanë të përgjegjshëm që u ofrojnë mundësi e perkujdesje qytetarëve të tyre.

Edi Rama thotë se Zvicra është e  mërzitshme, sepse atje nuk ndodh asgjë, kurse Shqipërinë interesante sepse këtu ndodhin shumë gjëra. Në fakt Shqipëria është interesante vetëm për Edi Ramën, sepse me pushtetin e  marrë me hajdutë dhe kriminelë ai është pasuruar në mënyrë marramendëse.

Ndërsa shqiptarët ndeshen përditë me vrasjet, dhunën, grabitjen, varfërinë, sëmundjet, parpambetjen të cialat Kryeministrit të lluksit, kryeministrit të pasanikëve i duken interesante.

Këtë politikanë duhet ti flakim pas. Këtë lloj politikani hajdut, gënjeshtar, arrogant duhet të dënojmë dhe ta cojme para drejtesisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Shtyhet seanca për Belerin, avokati: Proces i montuar për të mbajtur Himarën

Shtyhet për në 5 mars seanca për Alfred Belerin, kryebashkiakun e pabetuar të Himarës. Në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Rama: Nuk duhet ta lëmë Rusinë të fitojë dhe Ukrainën të humbasë luftën!

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar në fjalën hapëse të samitit për Ukrainën në Tiranë se…

LEXO ME SHUME