Categories Lajme

10 ushqime që duhet t’i hani në moshën 20, 30 dhe 40 vjeç

Ne po ju japim një listë me ushqime që do t’ju ndihmojnë të ruani linjat, të reduktoni shqetësime dhe të parandaloni rreziqe dhe sëmundje që lidhen me moshën, nisur nga një ushqyerje e shëndetshme dhe me përmbajtje të lartë mineralesh dhe vitaminash

Çdo moshë ka nevojat e veta. Me kalimin e viteve, në fakt, trupi ka tendencë të ngadalësojë disa funksione. Metabolizmi ngadalësohet, hormonet pakësohen dhe trupi shton kile. Për funksionim të mirë të organizmit në çdo fazë të jetës është e rëndësishme të sigurohen ushqyesit e duhur duke zgjedhur produktet ushqimore të duhura. Ndaj dhe ne po ju japim një listë me ushqime që do t’ju ndihmojnë të ruani linjat, të reduktoni shqetësime dhe të parandaloni rreziqet dhe sëmundje që lidhen me moshën.

Mosha

Faktikisht të gjitha lëndët ushqyese që merren nga ushqimet janë të domosdoshme në faza të ndryshme fiziologjike, pikërisht sepse edhe trupi ynë është në evolucion të vazhdueshëm. Ne po ju japim një listë me ushqime që do t’ju ndihmojnë të ruani linjat, të reduktoni shqetësime dhe të parandaloni rreziqe dhe sëmundje që lidhen me moshën, nisur nga një ushqyerje e shëndetshme dhe me përmbajtje të lartë mineralesh dhe vitaminash, nisur edhe nga nevojat trupore.

20 vjeç

Praktikisht kur jeni 20 vjeç nuk duhet kurrsesi t’i mungojnë dietës suaj ushqime me përmbajtje kalciumi. Në këtë fazë të jetës arrin kulmin formimi i masës kockore dhe është e rëndësishme të kujdeseni për këtë mineral, thelbësor për shëndetin e kockave. Hekuri, është një tjetër mineral shumë i rëndësishëm, favorizon funksionimin e muskujve dhe të qelizave të gjakut, zinku ju ndihmon të forconi sistemin imunitar dhe të zgjidhni problemin e akneve. Magnezi po kështu është një tjetër element i domosdoshëm për të mbrojtur muskujt dhe për të përballuar dhimbjet e ciklit menstrual.

30 vjeç

Pas moshës 30 vjeç jeta bëhet me stresuese, puna, angazhimet e shumta dhe rritja e nivelit të përgjegjësisë. Theksohen disa zakone të këqija; për shkak të angazhimeve dhe afateve strikte, gjumi bëhet më i çrregullt dhe flihet gjithnjë e më pak, vaktet ushqimore bëhen më pak të rregullta e jo shumë të shëndetshme. Ndaj për këtë arsye në këtë moshë është shumë e rëndësishme të ushqeheni kryesisht me ushqime me përmbajtje të lartë antioksidantësh, të domosdoshme për të parandaluar plakjen.

40 vjeç

Po kur të mbushni 40 vjeç, si duhet të ushqeheni? Në çdo moshë është e rëndësishme ushqyerja e shëndetshme, mirëpo veçanërisht pas të 40-ve duhet treguar kujdes pasi disa funksione të trupit fillojnë ngadalësohen, bashkë me të edhe metabolizmi, për këtë arsye shpjegojnë mjekët duhen shtuar ushqime me vitamina dhe antioksidantë, sikurse është vitamina E, që ndihmon në bllokimin e krijimit të rrudhave. Rëndësi të veçantë duhet kushtuar edhe marrjes së kalciumit për të ruajtur shëndetin e kockave, pasi dihet se rreth kësaj moshe, bëhen gjithnjë e më brishta. Po kështu ndihmojnë në prodhimin e hormoneve femërore, në këtë moshë shkojnë drejt rënies.

Ushqimet për personat në moshën 20 vjeç

Arrat dhe frutat e thata

Frutat e thata janë burim i mirë i mineraleve sikurse janë kalciumi, magnezi dhe zinku. Konsumi ideal i këtyre frutave është 30 gramë në ditë, pasi në të kundërt rrezikoni të merrni kalori.

Peshk

Të gjithë llojet e peshqve janë të pasur me acide yndyrore dhe janë një burim i mirë për zhvillimin dhe ruajtjen e masës muskulore.

Jogurt

Përveçse është një burim i mirë i kalciumit, kosi i pasur me acid laktik kontribuon në shëndetin e florës së zorrëve.

Molusqe

Janë shumë të pasura me zink, minerali aleat i shëndetit të lëkurës.

Marule

Perime të pasura me ujë dhe minerale, favorizojnë hidratimin qelizor.

Thjerrëzat

Thjerrëzat janë burim shumë i mirë i mineraleve, kalciumit, magnezit dhe kaliumit. Kanë përmbajtje të lartë të fibrave, substancë që ndihmon në mbajtjen e shëndetshme të aparatit tretës, si dhe proteina të domosdoshme për funksionimin dhe zhvillimin e organizmit.

Asparag

Përveçse kanë sasi të madhe fibrash, përfaqësojnë një burim të mirë të hekurit.

Vaj ulliri ekstra i virgjër

Vaji i ullirit është burim i rëndësishëm i polifenoleve dhe vitaminës E.

Agrumet

Falë përmbajtjes së lartë me vitaminë C, janë aleate të sistemit imunitar.

Drithërat integrale

Drithërat integrale janë burim i pasur me minerale dhe ky ushqim është shumë i mirë pasi furnizojnë trupin me fibra të domosdoshme për organizmin, pasi ngadalësojnë përthithjen e sheqerit dhe yndyrave, me të cilat veçanërisht në këtë moshë, ka tendencë abuzimi.

Ushqimet për personat në moshën 30 vjeç

Salmon

I pasur me vajra esencialë të domosdoshëm për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare.

Frutat e pyllit

Këto fruta forcojnë muret e enëve të gjakut dhe parandalojnë brishtësinë e tyre.

Spinaq

Janë burim i mirë i mineraleve, substanca që ndihmojnë qoftë në hidratimin korrekt të qelizave, qoftë në eliminimin e substancave të tepërta.

Karkalec

Janë burim shumë i mirë i zinkut. Ky mineral jo vetëm favorizon ruajtjen e lëkurës, por vepron pozitivisht në fertilitetin, veçanërisht te meshkujt.

Orizi integral

Përveçse është burim shumë i mirë i fibrave, përmban edhe karbohidrate që favorizojnë ndjesinë e ngopjes dhe japin energjinë e nevojshme për të përballuar oraret e zgjatura të punës.

Kopër

Një erëz e cila ndihmon jashtëzakonisht shumë në uljen e tensionit dhe fryrjes së barkut, të shkaktuar nga stresi dhe kequshqyerja.

Jogurt

I pasur jo vetëm me kalcium, por i bën shumë mirë florës bakteriale të aparatit tretës.

Ananas

Favorizon tretjen e proteinave dhe ndihmon në mbajtjen sa më gjatë të hidratimit të trupit.

Molla

Dihen veçoritë e shumta të mollës, ndaj nuk po i përsërisim, por veçanërisht për këtë moshë këshillohet pasi ndihmon në ruajtjen e linjave dhe jep ndjesinë e ngopjes.

Çaji

Në vend të dhjetëra kafeve që pihen gjatë ditës, çaji është një alternativë shumë e mirë. Po kështu është i pasur me substanca të shumta kundër plakjes.

Ushqimet për personat në moshën 40 vjeç

Bajame

Ndër frutat e thata, 40-vjeçarëve iu këshillohet të konsumojnë më së shumti bajamet. Të pasura me minerale dhe vitaminë E, kanë veti antioksiduese shumë të rëndësishme për shëndetin e lëkurës, por të domosdoshme edhe për shëndetin kardiovaskular.

Kumbulla

Përveçse janë shumë të pasura me fibra, kumbullat janë burim i jashtëzakonshëm i kalciumit, mineral i domosdoshëm për mirëqenien e kockave dhe dhëmbëve.

Selino

Përveçse ndihmon në procesin e ngadalësimit të përthithjes së sheqerit nga organizmi, ndihmon veshkat të funksionojnë më mirë duke eliminuar mbetje të substancave të cilat me kalimin e kohës grumbullohen në organizëm.

Arra

Janë burim shumë i mirë i kalciumit, magnezit dhe kaliumit, acideve yndyrore esenciale, substanca aleate të aparatit kardiovaskular.

Kivi

I pasur me kalium, ju ndihmon që të parandaloni fillimin e ngërçeve muskulore.

Banane

Mund të konsiderohet superfruti, sepse përfitimet shëndetësore të konsumimit të këtij fruti janë të shumta, duke filluar që me ndjesinë e ngopjes falë pranisë së shumtë të kaliumit, përveçse konsiderohet aleat kundër stresit dhe lodhjes.

Shafrani i Indisë

Burimi i shkëlqyer mineralesh, por mbi të gjitha i antioksidantëve, substanca anti-inflamatore. Përdorimi i tij ju ndihmon në reduktimin e përdorimit të kripës, po kështu ju ndihmon në mbajtjen të hidratuar të trupit dhe kundër tensionit të lartë të gjakut.

Soja

Falë përbërësve të saj ju ndihmon në reduktimin e nivelit të yndyrave në gjak dhe në parandalimin e shqetësimeve që vijnë nga menopauza.

Çaj jeshil

I pasur me antioksidantë, në veçanti katetin, çaji jeshil ndihmon në bllokimin qelizave që ndikojnë në plakjen e lëkurës.

Karota

Përmbajnë vitaminë C, substancë që stimulon prodhimin e kolagjenit, proteinë e rëndësishme për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Euro shënon rritjen më të lartë të vitit, prej muajit gusht. Çfarë pritet në vijim!

Kursi i këmbimit të Euros me Lekun shënoi një rritje të fortë ditën e djeshme.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohen se mësonin djalin të shante në TikTok, Apeli vendos për Kumarakun dhe nënën e tij

Gjykata e Apelit ka lënë në burg Armando Kumarakun dhe nënën e tij, Natasha Rombula,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau gruan rumune me çekiç, dënohet me 24 vite burg shqiptari në Itali

Avni Meçja, i akuzuar për vrasje të rëndë për vrasjen e partneres së tij Alexandra…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Morën peng 68 vjeçarin për t’i grabitur paratë, pranga 47 vjeçares dhe bashkëpunëtorit të saj

Elbasan, Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, finalizohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ U përplas nga “Fouristrada”, ndërron jetë në spital 50-vjeçari

Gjatë mbrëmjes së djeshme (27 mars) një aksident i rëndë ndodhi në vendin e quajtur…

LEXO ME SHUME