Categories Showbiz

5 vite pas birësimit të djalit, Fjodora Fjora tregon sfidat e prindërimit

Moderatorja e njohur Fjodora Fjora e ftuar tek ‘Rudina’ foli për djalin e saj Alteo, marrëdhënien me të dhe vështirësitë e prindërimit.

“Vitet kanë kaluar shumë shpejt. Ai tani është rritur i artikulon bukur fjalët dhe diskuton. Ende është në kopësht sepse unë kisha dëshirë që ai të jetonte fëmijërinë sepse shkolla aty është. Alteo është inteligjent dhe unë kam menduar ta çoj 6 vjeç në parashkollor, ishte një vendim aty për aty.

Kam dëshirë që kur të shkojë në shkollë të ndihet më i përgatitur. Më duket sikur ende ka nevojë të luaj, e shoh shumë të lodruar. Ai di të lexojë që tani, por ende mësojnë duke luajtur, gjë që i jep më shumë mundësi të jetë edhe më i qetë. Do të vijë edhe shkolla dhe orët e gjata të mësimit, ta shijojë edhe pak fëmijërinë.

Tani që kanë kaluar 5 vite do ta përshkruaja prindërimin mes të qenit i rreptë dhe asaj dobësisë që ke përpara fëmijës. Është një fill shumë i hollë që në ditët e sotme ndanë edukatën me tekat.

Në këto 5 vite i kam besuar instiktit tim, diku duke qenë më e rreptë, e diku më tolerante, por e gjitha rrethohet me dashuri që më pas i fshin të gjitha”, u shpreh Fjodora.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME