Categories Showbiz

Çiljeta: Ma kanë ‘çarë’ telefonin pas VIDEO-s me shami

Këngëtarja e njohur shqiptare, Çiljeta Xhilaga, ishte e ftuar në studion e “Ftesë Pesë” me Bieta Sulon për të folur mbi përditshmërinë e saj gjatë muajit të Ramazanit.

Pak ditë më parë, Çiljeta postoi një video ku shfaqej e mbuluar me shami dhe kaq mjaftoi që të gjitha mediat të shkruanin për të.

E pyetur nga Bieta, këngëtarja e konsideroi normale videon në fjalë, duke treguar se në fakt prej vitesh ajo është besimtare e fesë myslimane dhe ka agjëruar edhe herë të tjera.

Por ja çfarë shkruante Çiljeta përbri videos se publikuar më 6 maj 2019:

Para pak ditesh u takova me nje njeri te madh te besimit islam ? dhe biseda per Allahun erdhi natyrshem. Ai me tha “Allahu na ka dhen 12 muaj per te jetuar dhe shijuar si duam ne (flas per ne jo muslima 5 vaktesh te denje) pse ti me tha 1 muaj mos t’ja dedikosh Allahut nga kto 12 muaj vetem 1 muaj,Allahu me tha te ka dhen 24 ore per te bere ç’te duash gjate dites nga kto 24 ore ca te kushton 1 ore tja dedikosh Atij duke falur 5 vakte te cilat zgjasin te 5 sa 1 ore bashke,?????

Edhe pse kam qe 13 vjec ne kete fe dhe besim dhe e ndjej me zemer cdo gje fillova te mendohem dhe thashe me vete pse jo ? Çfare me kushton? Asgje. S’me kushton asgje te rri nje muaj pa ngrene rregullisht, s’me kushton asgje te mos rri ne kafe. Ne koke me kaloi mendimi i cigares , thashe bobo cigarja ????dhe doja te justifikohesha brenda vetes me justifikimin standart te puneve te shumta si çdo vit tjeter. Thoja qe he do bej nje klip kete muaj s’kam kohe ta mbaj tere muajin. Jo nuk ka lezet ketej te agjeroj ketej te iki neper koncerte ne darke. Gjeja mijra arsye dhe gjithmone çdo vit mbaja vetem 10 diteshin e fundit. Por kte here esht ndryshe ta mendosh ZOTI na jep kaq te mira dhe me ka bekuar me kaq gjera te mira ne jete ndaj s’me kushton asgje as mua as juve aty ne insta qe po e lexoni qe nje muaj t’ja dedikojme Allahut ashtu siç na takon. Une personalisht po e shijoj si real muslim women po e zbatoj sipas rregullave islame kete muaj te Madherishem dhe shijuar me shume kenaqesi pa dale dhe shume jashte vetes time spontanitetit apo lirshmerise sepse feja ismale esht e bukur me besoni per ato vajza qe po e lexojn dhe jan me dy mendje duan por kane hall jo kete jo ate, duke justifikuar veten nuk na kushton asgje nje muaj ne vite apo 1 ore ne dite per te qene falenderues ndaj Allahut dhe per te fituar kenaqesin e Tij.Muaj te mbare te gjitheve besimtareve dhe atyre jo besimtare Allahu ja u pranofte Allahu ju drejtofte ,nje muaj plot energji pozitive lutje dhe te qeshura ju uroj ??????????????????”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

“Tani që shita shtëpinë jam më i qetë”, Gjebrea gjen terapinë e dhimbjes pas humbjes së nënës

Ardit Gjebrea ka ndarë një emocion shumë personal lidhur me humbjen e nënës së tij.…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ledjona i thyen vezën në kokë Romeos, agravon debati! Ilnisa: Mirë ta bëri, dil në diell ta skuqim

Ishte i papritur reagimi i Ledjonës sot në BBVIP, e cila i theu një vezë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Romeo i ka ngacmuar Klean”- Vjen reagimi i Elgitit pas deklaratës së bujshme

Meritoni dhe Romeo kanë patur një debat të ashpër gjatë spektaklit të sotëm në “Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“U lidh me dikë tjetër”, historia prekëse e Ledjonës! Tregon vështirësitë e divorcit: Duhet të paguaja kredi dhe borxhet e tij

Në spektaklin e djeshëm të BBV3, është transmetuar linja e jetës së Ledjonës, një vajzë…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Ajo tha PO! Ish-banori i Big Brother VIP i propozon për martesë partneres së tij

Ish-banori i Big Brother VIP, balerini Albi Nako i propozoi për martesë partneres së tij…

LEXO ME SHUME