Showbiz

Dasma e vitit! Çifti i njohur i jep fund beqarisë, dalin detajet e para

Këngëtaria  Jennifer Lopez dhe Alex Rodriguez po planifikojnë dasmën! Pas fejesës së shumëpërfolur një burim për People ka treguar se çifti i njohur nuk dëshiron një dasmë të madhe, por një dasmë të vogël familjare, ku sigurisht do të jenë të pranishëm të katërt fëmijët e tyre. Ndërkohë ka qenë vetë J.Lo që ka treguar disa detaje rreth përgatitjeve të dasmës.

Ajo ka zbuluar se dasma do të mbahet vitin tjetër dhe ndryshe nga burimi shprehet se dëshiron një dasmë gjigante. Kësaj radhe ylli i muzikës dëshiron që të organizojë edhe një ceremoni në kishë, pasi nuk është martuar kurrë në kishë.

Jennifer ka qenë e martuar tri herë, dy herët e para martesa ka zgjatur vetëm pak muaj, ndërsa me Marc Anthony-n, babain e fëmijëve të saj ka zgjatur 10 vite.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button