Showbiz

Ja pesë këngëtaret më të pasura në botë

Të bukura, të talentuara, të suksesshme, por edhe shumë të pasura. Këngëtaret njihen edhe për fitimet e tyre, por cilat janë pesë më të pasurat.

Image

Madonna

Në krye të listës qëndron Madonna, vlera e pasurisë të së cilës vlerësohet të jetë 800 milionë dollarë (712 milionë euro). Ajo deri më tani ka shitur më shumë se 300 milionë kopje albumesh në mbarë botën dhe për këtë fakt ka hyrë në Librin e rekordeve të Guinnessit.

Image

Gloria Estefan

Vendi i dytë është i rezervuar për këngëtaren latine, Gloria Estefan, që posedon një pasuri prej 700 milionë dollarësh (623 milionë euro). Përpos si këngëtare, ajo është edhe aktore dhe ka në pronësi disa restorante.

Image

Celine Dion

Celine Dion, e cila ka shitur më shumë se 220 milionë kopje albumesh në mbarë botën, me pasurinë e saj prej 662 milionë dollarëve (589.5 milionë euro) – është në vendin e tretë, transmeton KP.

Image

Mariah Carey

Pasuria prej 510 milionë dollarësh (454 milionë euro) e bëjnë Mariah Carey që të renditet si e katërta në listën e këngëtareve më të pasura. Carey do të mbahet mend për mbi 200 milionë kopje albumesh të shitura.

Image

BeyonceKëngëtare, aktore, sipërmarrëse, modele dhe 17 herë fituese e çmimeve Grammy, Beyonce është padyshim një nga artistet më të suksesshme. Pasuria e saj vlerësohet 450 milionë dollarë (400.5 milionë euro), mjaftueshëm sa për t’u renditur e pesta.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button