Categories Showbiz

“Jam treguar njeri i keq!” Aktori i njohur i Hollivudit vetëvritet duke u hedhur nga ura

Aktori i filmit “Thor” dhe “Terminator: Salvation”, Isaac Kappy është vetëvrarë duke u hedhur nga një urë në Arizona të hënën.

Mediat konfirmuan të martën se Kappy, 42 vjeç, u godit nga një kamion, pasi u hodh nga Ura në Rrugën Transwestern ku vdiq, sipas një deklarate të zëdhënësit të Departamentit të Sigurisë Publike të Arizonës.

24 orë para vdekjes së tij, Kappy kishte postuar një deklaratë të gjatë në Instagram ku shkruante: “Unë nuk kam qenë një njeri i mirë” dhe “kam qenë abuziv ndaj njerëzve që më donin”.

“Kujdes nga njeriu që nuk ka asgjë për të humbur, sepse nuk ka asnjë për të mbrojtur. Gjatë javës së kaluar, përmes një këndvështrimi që duhet të kishte ndodhur shumë vite më parë, kam arritur në disa përfundime të zymta për karakterin tim. Unë besoja se isha një njeri i mirë.

Nuk kam qenë një njeri i mirë. Në të vërtetë, kam qenë një njeri shumë i keq gjatë gjithë jetës sime, kam përdorur njerëz për para. Unë kam tradhtuar shumë njerëz dhe shumë që më besonin. Unë kam shitur drogë. Kam borxhe. Unë kam abuzuar me cigare, drogë dhe alkool”, shkruante aktori mes të tjerash.

Kappy ishte një përdorues droge dhe në vitin 2018 u bë subjekti kryesor i mediave pas akuzave se kishte sulmuar vajzën e Michael Jackson, Paris, duke i vënë asaj duart në grykë për ta mbytur gjatë një feste.

Kappy po investigohej nga policia e Los Angeles pasi kishte kërcënuar Paris Jackson dhe shumë të famshme të tjera. Ai gjithashtu ka akuzuar publikisht Seth Green se është pedofil.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME