Categories Showbiz

“Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit!”, Soni Malaj s’e sheh veten me fustan të bardhë

Këngëtarja e suksesshme Soni Malaj, e ftuar në “Mirage” ka rrëfyer planet e saj për vitin 2019.

Si rrallëherë ka folur edhe për jetën private dhe të voglën e saj Ana.

Për Sonin ajo që ka rëndësi më së shumti është shkollimi i së bijës. Dëshira e saj e madhe është që ta rrisë mirë ashtu siç prindërit kanë rritur atë.

Ndërkohë, përsa i përket martesës, këngëtarja pohon se nuk ka ndonjë plan të afërt:

“Më beso që nuk e di. Ndonjëherë bëjmë shaka me Klevin dhe themi që do martohemi kur të jemi 50 vjeç se duket sikur nuk ka vlerë, do thonë fëmijët pse nuk ishim në dasëm? Do e bëjmë dasmën 50 vjeç që të na e organizojnë fëmijët.”

Sipas këngëtares vlerë në një marrëdhënie ka mirëkuptimi, respekti, dhe mbështetja.

“Po fustanin e bardhë, do e veshësh sërish?”- është pyetur Soni.

“S’e di, herën e parë kur e pashë veten nuse nuk më pëlqeu fare. Por realisht nuk e di sepse nuk është një plan që na shkon në mendje në këtë moment. Unë e kam thënë edhe herë tjetër, ‘Kur digjesh prej qullit, i fryn kosit’, kështu që të shohim”, tha në mbyllje të fjalës së saj Malaj.

Soni është e fejuar prej 3 vitesh me partnerin e saj, Klevin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Pas daljes nga BBVIP, Lediona merr mesazhin prekës nga i ati. Ja meraku i tij!

Gazetarja Ledjona Xheladinaj pas daljes nga BBVIP3 ka marrë një mesazh emocionues nga babi i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Juli zgjedh! Dërgon në televotim kokë më kokë… veten dhe Eglën

Juli ka zgjedhur dy banorë për t’i dërguar në nominim, me të drejtë për të…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Dua nuse për shtëpi, të lajë të gatuajë”, Gabriela Arapi në përballje me Tani Stokën: Të gjitha më kanë dashur për materializëm…

Në E Diell është është diskutuar rreth materializmit që gocat kanë kundrejt partnerëve. . Në…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Më thanë se ngela shtatëzëne për të kopjuar Kiarën”, Sara Gjordeni tregon e prekur mallkimet e kërcënimet që ka marrë…

Sara në emisionin “Cherry on Top”, zbuloi se ka pasur mallkime dhe kërcënime përtej çdo…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Foto\ Bebe Rexha rrëzohet në skenë gjatë një performance

Këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha i kapësuar një incident gjatë performancës në skenën…

LEXO ME SHUME