Categories Showbiz

Kur të rrezikohet karriera pas reklamës për D&G

Modelja kineze e cila u shfaq në reklamën e Dolce & Gabbana që u akuzua për racizëm thotë se reagimi i ashpër që rrethoi këtë fushatë publicitare gati sa nuk i shkatërroi karrierën.

Një prej tre videove të publikuara në muajin nëntor e tregonte Zuo Ye ndërsa mundohej të hante me shkopinj ushqim italian, përfshire kanoli dhe pica. Por, një veprim i tillë shkaktoi indinjatë të madhe në Kinë, ku u pa si ofendues, ndërsa një sërë dyqanesh të mëdha i hoqën nga raftet e tyre produktet e firmës italiane.

Vetë Zuo tha se ndihej “fajtore dhe e turpëruar”, por kërkoi që pozicioni i saj të mirëkuptohet. Këto komente modelja i bëri në rrjetin social kinez Weibo, ku debati u “përflak” sërish duke krijuar përçarje. Një pjesë e përdoruesve mendojnë se fajin për këtë që po i ndodh e ka ajo vetë, të tjerë mendojnë se Zuo duhet ta vazhdojë karrierën si modele dhe e kuptojnë faktin që ajo, sipas tyre, i ka pasur duart të lidhura duke punuar me D&G.

Vajza pretendon se e dinte që videoja do të përmbante ngrënien e disa delikatesave italiane me shkopinj, por nuk i ishte treguar detaji i picës dhe makaronave. Gjigandi italian i modës i publikoi videot nëntorin e vitit të kaluar, përpara spektaklit të tij në Shangai. Fushata fokusohej tek kultura kineze dhe promovimi i prototipeve më pak të zakonshme, por reagimet e ashpra në Kinë e detyruan firmën ta anulonte eventin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Një ”mbret” i ri në BBV3, banori që kryeson në Instagram

Banorët luftën e kanë brenda, por jashtë shtëpisë së ”Big Brother Albania Vip 3”, ka…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

FOTO/ Jashtë Big Brother dhe larg Meritonit, Ilnisa Agolli bën ndryshimin drastik

Ilnisa Agolli një nga ish-banoret e BBV3 e cila ka shkaktuar mjaft zhurmë me qëndrimin…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Sara reagon për herë të parë pasi u zbulua shtatzënia. Poston videon e ëmbël!

Sara Gjordeni dhe Bardhi do të bëhen prindër për herë të parë. Lajmi fillimisht u…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Langaraq! Shaheni nga gratë dhe pastaj bëheni vëllezër”- Debat i ashpër mes Julit dhe Romeos

Aktori Romeo Veshaj dhe Julian Deda kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin në orët e para…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Klodian Duro “shpërthen” keq ndaj Julian Dedës dhe Arbër Hajdarit

Ish-futbollisti i kombëtares, Klodian Duro, ka shënjestuar opinionistin e “Big Brother Vip”, Arbër Hajdarin dhe…

LEXO ME SHUME