Showbiz

Ligj kundër abortit/ Reagon ashpër këngëtarja e njohur: Kjo është mizore dhe një ofendim…

Pas aktoreve të njohura të Hollywood-it, Alyssa Milano dhe Milla Jovovich në rresht kundër personave që kërkojnë aprovimin e  ligjit anti-abort në shtetin e Alabamës, SHBA  është vendosur edhe këngëtarja e njohur Lady Gaga.

Përmes një postimi në Twitter  ajo shpjegonse: “Është një ofendim ndalimi i abortit në Alabama, dhe akoma më mizor fakti i përjashtimit të gjithë atyre që janë përdhunuar dhe që po jetojnë me një incest.”

“Ka edhe një dënim për mjekët që ndjekin këtë operacion për pjesën më të madhe të përdhunuesve? Kjo është një farsë dhe lutem për të gjitha ato femra që vuajnë fajin si shkak i këtij sistemi”-shkruan këngëtarja më tutje.

Aktorja e mëparshme e “Streghe” Alyssa Milano iu bashkua fushës duke propozuar një “grevë seksi” dhe në mediat sociale ajo kishte nisur një apel: “Bashkohuni me mua që të mos bëni seks derisa të kthehemi në autonomi e fizikut tonë… “.

Ndërsa Milla Jovovich shkoi më tej duke treguar përvojën e saj shumë intime: “Kam abortuar dy vjet më parë dhe ende kam makthe natën …”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button