Showbiz

‘Luzja e Portokallisë’ tregon sekretet: Kam një rrogë modeste, nuk e kam takuar dashurinë e jetës

Aktorja e humorit Renada Caci, e njohur nga të gjithë si “Luzja”, ka rrëfyer së fundmi në emisionin “Rreze Dielli” se jeton në mënyrë mjaft modeste dhe se është mjaft e përkushtuar në punët e shtëpisë. Më tej, ajo preku edhe sferën e saj personale, duke u shprehur se asnjëherë nuk e ka njohur atë që mund të konsiderohet si dashuria e jetës.

“Unë kam zgjedhur të jetoj një jetë tepër të thjeshtë, me një rrogë modeste në mund ta quaj kshu, por pa qenë ajo manjakja e lekut, që për sytë e të tjerëve të bëj një jetë luksoze (…) Gatuaj shumë, e kam shumë të mirë marrëdhënien me gatimin, me kuzhinën, me punët e shtëpisë në përgjithësi. Lum ai që do më marri”- është shprehur fillimisht Renada.

“Asnjëherë nuk e kam takuar dashurinë e jetës. Uroj ta takoj së shpejti dhe me gojën time, në emrin tim do flas vetë vetëm për atë person që do më bëjë nënë. Nuk e kam takuar akoma”-ka vijuar më tej ajo.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button