Showbiz

Na ka mahnitur me rolet e tij, aktorin e njohur e kanë shitur fëmijë për 26 dollarë

Jackie Chan, i cili njihet për rolet e tij në kinematografi, nuk ka pasur aspak një jetë të lehtë. Kur ishte i vogël, prindërit e shitën tek një i moshuar për 26 dollarë. Jackie u vendos në fëmijëri në Institutin Kërkimor të Operas së Pekinit, një shkollë me një disiplinë të hekurt.

Aty studioi për një periudhë të gjatë artet marciale, teknikat e aktrimit dhe të tjera disiplina të cilat do e ndihmonin në të ardhmen. Në shkollë mësuesi ia ka thyer hundën me shkop, ndërsa gjatë interpretimit të filmave Jackie ka marrë fraktura edhe në pjesë të ndryshme të trupit, madje dhe duke përfunduar në koma.

Aktori e vazhdoi karrierën e tij kinematografike në SHBA me filma si “The Cannonball Run” (1980). Megjithatë, Jackie do të fitonte famë jashtë Azisë vetëm pas filmit “Super Polici” (1985). Ndërsa filmi i vitit 1995, “Tërmet në Bronks”, do t’i jepte atij famë të mëtejshme në Amerikën e Veriut dhe më gjerë.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button